Panorama Sport (Albania)

Klubi gjen mesfushor, Kehinde drejt rikthimit

-

Kastrioti po vijon punën për krijimin e skuadrës së re. Fë pas zgjedhjes së Plorit në krye të pankinës, kontaktet kanë nisur me shumë futbollist­ë. Mes tyre janë Sebino Plaku e Marko Cetkoviç, por ende nuk mund të flitet për akord. Së fundi, krutanët kanë kontaktuar edhe një GishG, bëhet fjalë për Kehinde Oueje. Ai është një futbollist i njohur në vendin tonë, pasi krahas Kastriotit, ka luajtur edhe me Tomorin, Bylisin apo me Laçin. Nga sa mësohet, nigeriani e ka pritur me kënaqësi ftesën e bërë nga klubi krutan dhe me shumë gjasa të dy palët do të takohen dhe do të diskutojnë fillimisht mbi detajet e kontratës. Mesfushori ishte njëri nga pikat kyçe të skuadrës për sezonet kur ka luajtur, por më pas vendosi që të shkonte në Fipros, aty ku është aktivizuar gjatë kësaj kohe. UNIFORMAT - Krahas emrave të futbollist­ëve që qarkullojn­ë së fundi për projektin G Superiore G te Kastrioti, qofshin këto afrime, rinovime apo edhe largime, në klub po shqyrtohet edhe çështja e sponsorëve që mund të trokasin në klub për të pasur reklamën e tyre në uniformat e skuadrës. Dhe sigurisht që ky do të jetë një burim i mirë të ardhurash, krahas atyre që mund të gjenerojnë prej biletave në stadium. Sezonin që shkoi Kastrioti u vesh me GMacronG, e njëjta firmë që vesh jo vetëm Kombëtaren, por edhe disa klube të Kategorisë Superiore. Mirëpo, në këtë sezon ku krutanët do të luajnë në mesin e më të mirëve, shumë marka veshjesh kanë shfaqur interes për të lidhur kontratë me klubin. Dhe nga sa mësohet, më në avancë është GAdidasG, që ka shumë të ngjarë që të veshë krutanët për sezonin 2018-2019. Liridon Pasha

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania