Panorama Sport (Albania)

Partizani i bën dalje Tokiçit

Kaos te “demat”, emërimi i trajnerit mban peng nisjen e punës dhe rinovimet e kontratave

- ARMAND HALILI

artizani ka bërë një kthesë 360 gradë sa i takon çështjes së trajnerit. Ai që deri në këto momente shihej si favoriti kryesor për të marrë drejtimin e të kuqve, Mario Tokiç duket se ka humbur shumë terren. Madje, burime të besueshme të "Panorama Sport", pranë klubit të kuq kanë bërë me dije se kroati ka marrë një përgjigje negative nga drejtuesit e Partizanit. Nuk dihet përse ka ardhur një vendim i tillë në një kohë, që Tokiç ka qenë edhe me menaxherin e tij Mario Cenollin në ndeshjen ndaj Skënderbeu­t në kampionat dhe që atëherë emri i tij është përfolur shumë si një prej njerëzve që do t'i besohej projekti për sezonin e ri. Por, me sa duket, ky projekt nuk ka bindur drejtuesit e kuq, që i kanë bërë dalje trajnerit, duke mos e konsiderua­r më si alternativ­ë. Megjithatë, ende flitet për një takim të fundit mes menaxherit të lojtarit dhe drejtuesve të

kuq, ndoshta për të vënë përfundimi­sht pikat mbi "I". Gjërat në kampin e kuq janë duke lëvizur me kujdes, ndikuar deri diku edhe nga vendimi që do të japë KAS për Skënderbeu­n, ku në rast se korçarët nuk marrin pjesë Tokiç me menaxherin Cenolli në ndeshjen Partizani - Skënderbeu në Champions, atëherë i lind e drejta Partizanit që të jetë në Europa Ligë. Për çështjen e trajnerit duhet saktësuar se gjatë kësaj periudhe drejtuesit kryeqyteta­s kanë kontaktuar edhe disa emra të tjerë që e njohin mjaft mirë Kategorinë Superiore.

KAOSI - Mosemërimi i trajnerit të ri ka bërë që te skuadra e Partizanit të mbizotëroj­ë kaosi sa i takon së ardhmes. Lojtarët që janë në përfundim kontrate nuk e dinë në rast se do të rinovojnë,

ndërsa të tjerët presin datën e fillimisht të seancave stërvitore. Dhe të gjitha këto varen nga trajneri i ri, që do të marrë edhe vendimet për lojtarët dhe të ardhmen. Megjithatë, drejtuesit duket se po tregohen të kujdesshëm

në lëvizje dhe në rast se skuadra nuk merr pjesë në Europë, atëherë gjasat janë që lojtarët të qëndrojnë për një kohë të gjatë pushim. Në të kundërt përgatitje­t do të nisin më shpejt dhe do të zhvillohet një fazë përgatitor­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania