Panorama Sport (Albania)

Morata do vetëm Juventusin

Spanjolli mendon për "Zonjën e Vjetër", i shtyrë edhe nga bashkëshor­tja

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Alvaro Morata ka vendosur të largo het nga Çelsi dhe Anglia. Sipas asaj që raporton "Sportitali­a", sulmuesi mezi pret të largohet nga Londra. Për të dhe bashkëshor­ten e tij, Aliçe Kampelo Torino, duket oaza e duhur për të rritur binjakët, të cilët pritet të lindin së shpejti. Për transferim­in e tij të bardhezinj­të, sulmuesi ka hedhur hapin e parë. Siç mësohet nga i njëjti burim, ai ka refuzuar ofertën e Milanit që e dëshironte me çdo kusht, interes i shfaqur publikisht që nga viti i kaluar kur 25-vjeçari vendosi të ndiqte Antonio Konten në Londër. Dëshira e tij për Italinë ka vetëm një emër dhe quhet Juventus.

Lehtësi - Në Torino, djaloshi i lindur në Madrid, do të rigjente një ambient që e njeh mirë, duke qenë se ka luajtur edhe më parë. Ambientimi me Serinë A dhe golat e rëndësishë­m bënë që Morata të siguronte edhe fanellën e kombëtares së vendit të tij, teksa pas përvojës në Angli, trajneri Lopetegi nuk u bind për ta marrë në Rusi 2018. Një tjetër lehtësi jo e vogël është pagesa e bomberit. Aktualisht, në Londër arkëton diçka më shumë se 9 milionë euro dhe transferim­i në "Allianz Stadium" nuk do ta cenonte pagën e tij.

Transferim­i- Përveç një shkëmbimi me Gonzalo Higuain, një tjetër mundësi për të parë Moratën me fanellën bardhezi është ajo e pagesës së kartonit të tij. Çelsi e bleu një vit më parë diçka më shumë se 70 milionë euro dhe në Londër nuk kanë ndërmend të zhvlerësoj­në investimin, ndaj Juvja duhet të tregohet bindëse me ofertën e saj në mënyrë që si për sulmuesin ashtu edhe për klubin italian, ribashkimi të bëhet real.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania