Panorama Sport (Albania)

Muça: Gabime elementare, Panuçi të ndëshkojë mbrojtësit

"Shtatori vendiimtar asnjë nga afrimet nuk bëri 'bam'"

- OLSI TUJANI

N ë momentin që Ko mbëtarja humbet, asnjë nuk flet me entuziazëm, por kur paraqitja i ngjan asaj si me Kosovën dhe Ukrainën, atëherë analiza rëndohet. Mirëpo, kur gafat dhe gabimet janë nga ata që kanë mbajtur peshën e Kombëtares dhe janë shtylla e përfaqësue­ses, atëherë ka vend për alarm. Në një intervistë për "Panorama Sport", Shkëlqim Muça, nënvizon paraqitjen e dobët të katërshes së prapavijës ndaj Ukrainës dhe shkon deri në mendimin që "lojtarë të tillë të pamotivuar nuk duhen thirrur më në Kombëtare". Sa i përket trajnerit, Muça evidenton shtatorin si periudhën decizive, duke qenë se kërkohet rezultat dhe se presioni do të jetë i papërballu­eshëm. Afrimet? "Asnjë nuk ka bërë 'bam'", shprehet ai ndër të tjera.

Janë ërë afrime n!a Pan"#i $a ërë ende një 'it) Rin*'ime të ne'*jshme a$* re'*l"/i*n dhe i n0it"ar1

Normalisht që çdo trajner kërkon që të krijojë atë grupin e vet të lojtarëve. Kërkon që të lërë shenjë në objektivat që ka dhe Panuçi është në këtë rrugë. Pothuajse ka mbajtur grupin që ka pasur, por ka marrë edhe lojtarë të ndryshëm. Megjithatë, deri tani, asnjë nuk na ka bërë "bam" si lojtar, përveç Grezdës, i cili ka qenë i grumbullua­r edhe më parë. Deri tani nuk ka dalë asnjë të evidentohe­t.

Në krahasim me She'#enk*n 4ë kishte si zë'endës një emër si Tas*ti6 trajneri Pan"#i ka afr"ar një rishtar në $ankinë si Kaseti) Si e sheh z!jedhjen e tij $ër stafin ndihmës6 sa të rëndësishë­m janë1

Në fakt, nuk i shohim shumë zëvendësit. Stafi është ndihmës i tij. Nuk bie në sy dhe është gjithmonë në hije. Nuk mund të flas për to se si janë dhe çfarë pune bëjnë.

Në këtë !r"m "llim $ër d8 ndeshjet mi4ës*re6 $ati disa 9mesazhe të k*d"ara96 n!a H8saj6 R*shi6 Ma'raj dhe 'etë $residenti D"ka) Si i le0*ni6 #farë d"het të k"$t*jë Pan"#i $rej t8re1

Është një lloj çoroditjej­e në këtë drejtim sepse përgjegjës­i kryesor është trajneri dhe ai duhet të komunikojë me gazetarët. Futbollist­ët janë ata që duhet të ulin kokën dhe të punojnë dhe kur japin deklarata duhet të jenë shumë të përgjithsh­ëm në atë që thonë, pa folur për punën, por më shumë për ndjenjën e grupit. Në aspektet taktike, çdo futbollist bën gabim, pasi janë punët e trajnerit dhe si rrjedhim ka çoroditje dhe mos-harmoni në grup. Nuk i shoh pozitive deklaratat e sportistëv­e. Presidenti

ka të drejtë, mund të thotë shumë gjëra, pasi ai vendos dhe ai është më pranë trajnerit.

Sa shër 8en d8 mi4ës*ret e f"ndit6 #farë fit*i K*m ëtarja $rej t8re1

Nga këto dy miqësore, asgjë nuk qe pozitive. Mund të thuhet që në një ndeshje, Abazaj dhe Guri, lojtarë të kampionati­t shqiptar u aktivizuan shumë pak. Të them të drejtën, në dy ndeshje, trajneri dhe besoj ne të gjithë, kemi marrë sinjale negative nga skuadra dhe shumica jemi bërë pesimistë. Është e natyrshme diçka e tillë, sepse në 180 minuta, nuk kemi parë asgjë pozitive. Vetëm gabime.

Trajneri th*të se <n"k ka as!jë katastr*fike sa d"an ta ëjnë<=

Normalisht që trajneri i di gabimet dhe i kupton më mirë se të tjerët, por kërkon që të japë një mesazh për të mbajtur tifozët afër, për të rritur besimin në ekip, pasi ai është njeriu që ndërton edhe psikologji­në. Ne jemi njerëz që kemi parë futboll të gjithë, e shohim Kombëtaren, gjithashtu 'nuhasim' edhe atë që nuk shikojmë. Trajneri mundohet të përmirësoj­ë gjërat, duke dhënë shenja optimizmi.

Pr*fes*r6 $ër n!a sa thatë deri tani6 shtat*ri është sh"më afër=

E vërtetë dhe në shtator presim të gjithë një reagim nga lojtarët dhe nga trajneri, pasi normalisht ai i drejton. Pritet reagim pozitiv, pasi nuk ka kohë më që trajneri të kërkojë kohë më shumë. Unë e shoh shumë të vështirë, pastaj që t'i mbijetojë presionit të të gjithëve, edhe të federatës edhe të njerëzve. Janë ndeshje që kërkojnë rezultat, sidomos e para në shtator, që është shumë decizive. Trajneri kërkon që të japë shenja optimizmi dhe shpreson ta ketë ekipin e plotë.

A ka një sh$je!im $ër këtë sit"atë1

Një nga arsyet është edhe situata e vështirë që po kalojnë disa

lojtarë dhe për këtë, normalisht që i jap të drejtë trajnerit.

A m"nd të th"het n!a një sh$je!im $ër se/ilin n!a afrimet1

E përmenda dhe specifikis­ht është e vështirë, pasi nuk kanë lënë ndonjë shenjë. Trajneri kërkon alternativ­a dhe sheh e provon lojtarë. Në disa raste, gjykimi jonë është i mangët, sepse nuk e shohim gjatë vitit, por me çfarë kemi parë në Kombëtare asnjë s'është evidentuar.

P* $ër emra si Ramadani6 Nd*j a$* >aka1

Është e njëjta situatë për të gjithë. Edhe këta janë lojtarë që nuk ngjiten mbi nivelin e atyre që kemi: Abrashi, Kukeli, `haka apo Basha. Janë futbollist­ë të rinj dhe që mund të plotësojnë 23-shen e skuadrës, por që nuk mund të mbajnë presionin dhe të shpresojmë të na japin rezultate. Referuar gjithmonë objektivit që ka ekipi për t'u kualifikua­r dhe për të qenë në krye të grupit.

A merit*jnë n*të kal"ese A azaj dhe G"ri6 me a4 sa l"ajtën1

Ata janë akoma në hapat e parë. Pozitive është që janë afruar në ekipin kombëtar dhe i motivon kjo gjë. Unë mendoj që nuk janë akoma gati për Kombëtaren. Duhet të rrisin nive-

lin e tyre në kampionate­t e huaja ku kanë shkuar të luajnë, të fitojnë rolin e titullarit atje dhe pastaj të bëjnë titullarin në të ardhmen edhe në Kombëtare. I shoh si lojtarë me perspektiv­ë për të ardhmen, por kjo nuk nënkupton që duhet të luajnë patjetër. Duhet ta fitojnë atë vend me meritë. Trajneri u ka dhënë mundësinë dhe duhen parë në kampionate­t e një niveli më të lartë se si do të paraqiten.

Me Ukrainën, bëri përshtypje zëvendësim­i i Lilajt si organizato­r me Ajetin dhe faktin që në fushë u aktivizuan njëherësh 6 mbrojtës...

Në këto ndeshje, duke qenë

miqësore, trajneri e ka luksin që të provojë lojtarë të ndryshëm për gjëra që i ka në kokën e tij. Unë personalis­ht, për karakteris­tikat që ka Ajeti, nuk do ta kisha përdorur në atë rol. E gjykojmë rezultatin dhe çfarë do të bëjnë në fushë. Do të gjykojmë edhe këtë, në rast se Ajeti do të luajë një apo dy ndeshje si i tillë dhe pastaj është e drejtë e jona që të flasim për çfarë ka bërë në fushë. Asnjë nuk pret që trajneri të dështojë, përkundraz­i që Kombëtarja të ketë rezultate të mira.

Shtatë gola të pësuar në dy ndeshje, sa e pranueshme dhe kujt i faturohen?

Unë si profesioni­st pashë

edhe gabime elementare të mbrojtësve dhe nuk mund t'ia faturoj trajnerit. Mavraj, Hysaj, Gjimshiti dhe Veseli janë futbollist­ë që kanë luajtur dhe kanë mbajtur peshë të Kombëtares. Kanë luajtur edhe më parë me De Biazin dhe po luajnë edhe me Panuçin. Në këto ndeshje kanë paraqitur formë shumë të dobët, nivel amator, impenjim të dobët dhe ua faturoj atyre. Janë gabime nga pasime vertikale, nga topa që vijnë pas kokës së tyre, pas shpinës etj… Gabime që kanë qenë shumë individual­e.

Pse arrihet në një pikë të tillë?

Mendoj se kanë qenë të paimpenjua­r në këto miqësore. Trajneri ka pasur të drejtë, pasi shumë lojtarë kanë qenë të paimpenjua­r dhe shumë prej tyre mbase e kanë pasur mendjen te pushimet, ndoshta i kanë menduar si ndeshje për të kaluar radhën.

Çfarë duhet bërë në të tilla raste?

Trajneri duhet të jetë i fortë në këtë drejtim dhe ata që vijnë të paimpenjua­r në Kombëtare, për mendimin tim, nuk duhet t'i grumbulloj­ë më. Lojtarë që shihen se edhe në një ndeshje të vetme, janë të pamotivuar dhe nuk japin maksimumin, do të thotë që kjo gjë do të përsëritet prej tyre, në një moment të caktuar në të ardhmen. Ai është lojtar që nuk i shërben Kombëtares, pasi nuk është i sakrificës dhe s'është gati në çdo moment. Kjo është detyrë e trajnerit, jo e jona.

Edhe kur bëhet fjalë për emra të tillë që i përmendët më

lart?

Panuçi duhet të kuptojë që Shqipërisë i duhen lojtarë që japin 120 për qind. Normalisht që për ata bëhet fjalë, pasi një i ri në përfaqësue­se, jep maksimumin në fillimet e tij. Bëhet fjalë për lojtarë që kanë luajtur, ndoshta janë velur, ndoshta e kanë arritur maksimumin e tyre dhe nuk kanë ku të shkojnë më lart. Trajneri këtë duhet ta nuhasë dhe më mirë të thërrasë një të ri që ka dëshirë dhe jep 120 për qind sesa një që e mendon veten titullar dhe bën gabime elementare. Ky lojtar, në mos sot, nesër në një të ardhme, do të paraqitet sërish në të njëjtën gjendje.

Panuçi e ka zëvendësua­r tri herë radhazi Roshin, por ndaj Kosovës ndodhi në minutën e 43-të. Çfarë nënkupton një zëvendësim i tillë?

Roshi ka qenë titullar gjatë gjithë kohës dhe niveli i tij duhet të jetë në rritje dhe duhet të jetë mbi të tjerët. Unë nuk gjykoj trajnerin për ndërrimet që bën,

sidomos në miqësore. Nuk besoj se trajneri të nxjerrë "kunja" me lojtarin. Përderisa pas këtij veprimi me Kosovën, e futi në ndeshjen tjetër, atëherë nuk ka problem, pasi në të kundërt s'do e aktivizont­e me Ukrainën. Dua të them që trajneri mund të bëjë zëvendësim­e për arsye të ndryshme taktike apo çfarëdo dhe nuk mund të gjykohet. Lojtari profesioni­st ul kokën dhe duhet të pranojë çdo vendim të trajnerit. Lojtari i kombëtares vjen për të dhënë maksimumin, të ulë kokën, të pranojë stolin dhe të gjitha. Nëse ka diçka, flet me trajnerin dhe i ndajnë gjërat së bashku, duke mos i lënë për në fushë. Prandaj e thashë argumentin e mësipërm, pasi Kombëtarja nuk është si ekip, ku ti je me lojtarin gjatë gjithë vitit dhe mund të marrësh masa ndaj tij. Në përfaqësue­se, vetëm një javë e ke në dispozicio­n atë lojtar dhe nëse ai vjen dhe nuk të përgjigjet, për mua aty mbaroi puna me të.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania