Panorama Sport (Albania)

Gjermania mund me vuajtje arabët, acarohet Lëv

Publiku vërshëllen Gyndogan, Lëv irritohet dhe kërkon duartrokit­je

-

Pancerat fitojnë takimin e parë pas 5 ndeshjeve pa fitore. Gjermanët dhe pse ishin më dominantë nga minuta e parë, nuk arritën të shkonin më shumë se një 2-1 përballë Arabisë Saudite.

PJESA E PARË

Ndeshja fillon e shpejtë për gjermanët që hidhen në sulm për të kërkuar golin. Dhe në fakt ai nuk vonon shumë, është Timo Verner që finalizon një aksion model të "pancerave" që nis nga Kimish. Mbrojtësi pason për Rojs që në zonë shërben për Verner që gjuan nga një distancë e afërt me portën. 1-0 për vendësit që nuk ndalojnë sulmet e tyre ndaj Arabisë Saudite që mundohet të kundërsulm­ojë, por pa sukses. Në të 11- tën është Rojs që gjuan nga jashtë zone, por topi përplaset në shtyllë. Muvalad për miqtë ka një rast të pastër në minutën e 38-të, por topi kalon ngjitur me portën e Nojerit. Verneri shënon përsëri pas një aksioni të bukur, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Vendim i gabuar i asistentit që duhet të kishte lënë lojën të vazhdonte. Goli i dytë vjen në minutat e fundit të pjesës së parë. Myler, i ndihmuar edhe nga një mbrojtës i skuadrës mike, gjuan nga fare pranë, duke dyfishuar rezultatin. Pjesa e parë përfundon 2- 0 për skuadrën e Lëvit.

PJESA E DYTË

Në 45 minutat e dyta, Lëv lë në dhomat e zhveshjes Nojer dhe Boateng për Zylen dhe portierin Ter Shtegen. Gjermanët janë sërish agresivë dhe kërkojnë të shënojnë golin e tretë. Por, portieri mik është në një ditë të mirë. Në minutën e 57-të Gyndogan po bëhej gati për të hyrë në lojë në vend të Rojs dhe publiku vendës filloi

të vërshëllen­te kundër mesfushori­t. Me sa duket, tifozët nuk e kanë harruar akoma momentin e fotos midis tij dhe Erdoganit ku ishte i pranishëm edhe Ozil. U desh ndërhyrja e trajnerit Lëv që vërshëllim­at të pushonin disi, trajneri u bëri thirrje tifozëve për ta duartrokit­ur Gyndogan. Në pjesën e mbetur të takimit u kryen shumë zëvendësim­e. Në të 83- tën Khedira ndërhyn keq në zonë ndaj kundërshta­rit dhe arbitri

jep 11-metërsh për Arabinë Saudite. Goditja e parë e Sahalvi pritet nga Ter Shtegen, por topi shkon te Jasin që shënon golin e parë të miqve. Në të 90-tën Gomesh mund të shënonte golin e tretë, por sulmuesi gabon nga fare pranë. Në të 92- tën Arabia kishte mundësinë të barazonte shifrat ku Salhavi i vetëm nuk shërben si duhet për shokun e tij. Takimi përfundon me një fitore të ngushtë për gjermanët që dominuan lojën.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania