Panorama Sport (Albania)

Tavo: I sigurt që s’dështoj, ja pse nuk rinovova me Likën

Presidenti i Luftëtarit i përgjigjet ish-trajnerit dhe Shpëtim Duros

-

Presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, flet për herë të parë për largimin e trajnerit Hasan Lika, pasi ky i fundit udhëhoqi skuadrën drejt kualifikim­it në Ligën e Europës. Nisur edhe nga vetë deklarata që ka dhënë Lika për gazetën rreth mungesës së rinovimit të kontratës, por edhe reagimit më të fundit të Shpëtim Duros, Tavo tregoi dje ekskluzivi­sht për "Panorama Sport" pse vendosi të ndryshonte kreun e pankinës. "Së pari, e falënderoj Likën për kontributi­n te Luftëtari. Hasani thotë se duhej ta lajmëroja që nuk e kisha në plane për sezonin tjetër, por kjo nuk ishte profesiona­le, sepse në mes të kampionati­t, nuk mund t'i thosha

që s'do të jesh më pjesë e Luftëtarit. Kishim disa ndeshje për të luajtur dhe varej objektivi i sezonit. Nëse ia thosha, atëherë me çfarë motivi do ta drejtonte skuadrën në vijim?! Unë jam i kënaqur me Likën, por kjo është një zgjedhje totalisht personale, sepse shikoj për diçka më të mirë. Kjo nuk do të thotë se

mohoj punën që ka bërë Lika. S'kam asnjë ankesë për Hasanin dhe shpresoj që kudo të shkojë, t'i ecë mbarë. Në Gjirokastë­r kanë ardhur të paktën 6-7 trajnerë të huaj, që kanë ndjekur ndeshjet tona sezonin e kaluar. Unë respektova kontratën deri në ditën e fundit me Likën, ndërsa tani do t'i kalojmë në

bankë edhe detyrimet e fundit që i kemi. Për Hasanin gëzoj respekt maksimal, qoftë si profesioni­st, ashtu edhe si person, por kështu e pashë të arsyeshme dhe kaq. Edhe sikur ai të flasë kundër meje, prapë unë mirë do flas për atë", ka thënë fillimisht Tavo, për t'ju përgjigjur edhe Shpëtim Duros, që e cilësoi mungesën e rinovimit me Likën si një rast skandaloz. "Të thotë çfarë të dojë. Zgjedhja ime ishte për diçka më të mirë dhe kjo nuk është aventurë, por shumë e studiuar, sepse kështu e shikoj të ardhmen. Ne vërtet mund të kemi dështuar me uruguaianë­t që erdhën në fillim të sezonit të kaluar, por këtë herë do të jetë ndryshe. Nuk pres kurrë dështim, thjesht ky është një hap tjetër dhe jam i sigurt që do të ecim para. Gjithsesi, koha do të tregojë nëse kam gabuar apo kam bërë zgjedhjen e duhur me trajnerin slloven. Luftëtari do të tentojë të përmirësoj­ë gjithçka në klub", përfundoi presidenti Tavo.

 ??  ?? Tavo dhe Lika gjatë festës së kualifikim­it në Europë
Tavo dhe Lika gjatë festës së kualifikim­it në Europë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania