Panorama Sport (Albania)

Partizani, plan për ulje rrogash

Drejtuesit kanë zënë mend nga çmenduritë e projektit italian me në krye Moxhin e Preitin

- ILIR CARA

Partizani i sezonit të ri pritet të ndjekë një politikë ndryshe nga ajo e edicionit të fundit, ku ndonëse u bënë shpenzime marramendë­se, mbeten jashtë çdo objektivi. Sezoni i fundit u ka mbushur mendjen drejtuesve të klubit se rrogat e larta nuk janë domosdoshm­ëri për të sjellë suksesin apo për të vlerësuar futbollist­in që afron. Ndaj, të kuqtë pritet që të ndjekin një politikë të re pagash për lojtarët që do të afrojnë, duke evituar çmenduritë që bënë një vit më parë sipas planit italian, me në krye Luçiano Moxhin dhe Antonelo Preitin. Për projektin e ri, të kuqtë po marrin shembull dy nga lojtarët që spikatën më shumë në sezonin e fundit në Superiore, të cilët u transferua­n jashtë vendit. Kristal Abazaj dhe Sindrit Guri kanë pasur paga modeste në sezonin e fundit në krahasim me ato që përfitonin te Partizani. Të dy sulmuesit vërtiteshi­n te 2 milionë lekë në muaj dhe ishin më rezultativ­ët për skuadrat

e tyre, si dhe në fund u bënë pjesë e Kombëtares duke u transferua­r në Belgjikë për shifra mbi 700 mijë euro. Ndërsa rrogën që përfitonte kjo dyshe te Partizani merrej edhe nga lojtarët e stolit. Rreth 180 mijë euro në muaj ka qenë fatura mujore e Partizanit të italianëve. Por, te Partizani i ri kjo gjë nuk do të ndodhë, ndaj drejtuesit kanë vendosur t'i thonë "stop". Ulja e rrogave pritet të jetë evidente, madje procesi ka nisur që herët me goditjen rekord, Edgar Cani, i cili do të mbetet i kuq, por me një rrogë më të ulët. Drejtuesit kanë vendosur t'i "thërrasin mendjes" dhe me uljen e rrogave parashikoh­et që edhe orientimi të shkojë drejt elementit të ri, i cili duke u promovuar mund t'u sjellë edhe përfitime. Shkaku i uljes së rrogave është edhe një nga arsyet e hezitimit që kanë lidhje me rinovimet e ndonjë senatori.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania