Panorama Sport (Albania)

Refuzoi të shkojë në Vietnam, Tramp "fal" Muhamed Alinë

-

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, njoftoi se po shqyrton mundësinë e shpalljes së pafajësisë për ish-kampionin legjendar të botës në peshat e rënda të boksit, të madhin Muhamed Ali. Edhe pse boksieri nuk u dënua, asnjëherë nuk shkoi në burg për refuzimin që bëri për të marrë pjesë në luftën e Shteteve të Bashkuara në Vietnam. Lidhur me këtë çështje, presidenti Tramp u shpreh: "Unë po mendoj të fal një njeri që të gjithë ju e njihni shumë mirë, që u desh të përballej me shumë gjëra dhe që në atë kohë nuk ishte shumë i famshëm, ndonëse sot është shumë i famshëm dhe tashmë po e mendoj seriozisht faljen e Muhamed Ali", deklaroi presidenti Tramp. Vetëm pak kohë më parë presidenti amerikan fali me kërkesë të Silvester Stalones, boksierin Xhek Xhonson. Ku Xhonson një njeri me ngjyrë, i cili u dënua në 1913 nga një juri e përbërë vetëm nga anëtarë të bardhe në Çikago, për shkelje të ligjit të epokës, në lidhje me trafikimin e skllevërve të bardhë, që kishte si qëllim parandalim­in dhe ndëshkimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Gjithsesi, ndryshe nga Xhonson, Ali që u nda nga jeta në qershor 2016, nuk bëri asnjë ditë burg dhe çështja e tij nuk ka nevojë për një falje, sepse ai e apeloi dënimin, që në përfundim u revokua. Ndonëse boksieri u dënua me 5 vite burg për refuzim të pjesëmarrj­es në Luftën e Vietnamit, apelimi në Gjykatën e Lartë e shfajësoi në 1971. Iniciativa e presidenti­t Tramp u vlerësua shumë nga familjarët e legjendës Ali, që e falënderua­n presidenti­n për këtë gjest.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania