Panorama Sport (Albania)

Mema, apel për Tiranën: Të ndërhyjë bashkia

“U ndjeva mirë për Ze Marian, me tri blerje e shoh ekipin për titull”

- OLSI TUJANI

Paraqitjet në Kate gorinë e Parë nuk janë aspak tregues i forcës së Tiranës, duke qenë se rivaliteti ka qenë i një shkalle të ulët, por nisur nga fakti që në Kupën e Shqipërisë u përball me Vllazninë dhe Kukësin, atëherë bardheblut­ë dhanë sinjale edhe për elitën. Mirëpo, problemati­ka aktuale e borxheve dhe pagesave të pashlyera mund të jetë vendimtare, duke qenë se afatet janë shtrëngues­e dhe penalizime­t mund të jenë të rënda. Në një intervistë për "Panorama Sport", Sulejman Mema analizon problemati­kat e kryeqyteta­sve, sinjalet pozitive që kanë dhënë dhe mbi të gjitha mënyrën se si mund të luftojnë për titullin. "Partizani dhe polemikat me FSHFnë? Po të mos ishin përkushtua­r shumë pas këtyre kontestime­ve dhe t'i ishin përkushtua­r më tepër anës sportive dhe administri­mit të mirë të klubit, mendoj se do të kishin pasur rezultate më të mira", deklaron Mema.

Tirana u rikthye në Superiore, farë pri ni tani të ndodhë " E hihni i ekip dinjito$ për trofe apo nuk keni be im"

Me atë që kam parë në Kategorinë e Parë, me menaxhimin korrekt dhe drejtimin që pati kjo skuadër, them që është ekip premtues nëse do të ketë dy apo tre rregullime. Sipas meje, jo vetëm që është e denjë për Kategorinë Superiore, por edhe do të jetë një prej pretendent­eve për të fituar titullin.

' e Maria rino ) oi kontratën, a i hte kjo një henjë e mirë"

Unë jam ndierë mirë kur kam dëgjuar që Ze Maria ka firmosur. Jam ndierë mirë sepse ai ka bërë mirë te Tirana. Është një njeri korrekt

dhe që përkushtoh­et te puna. Për më tepër, duke qenë edhe i huaj, nuk ka asnjë lloj ndikimi as nga presidenti dhe sidomos as nga ambienti apo tifozët, ose kushdo që mund të ndërhyjë.

Problemati­ka me financat ) ijon, klubi nuk ka paguar ende Mu$akën dhe rre $ ikon ëri h penali $ im nga FSHF 0 Sa mund të ndikojnë financat për Tiranën e Superiore "

Ndikon sigurisht. Problemi i financave është determinan­t për Tiranën, sidomos me shqetësime­t që ka pasur. Megjithatë, di që në kohët e fundit presidenti i ka përballuar duke shlyer një sërë pagesash të prapambetu­ra. Unë uroj dhe shpresoj që edhe këtë herë të bëhet ç'është e mundur së bashku me Bashkinë e Tiranës për të bërë likuidimet, duke qenë se edhe afatet shtrëngojn­ë

në kohë dhe mund të penalizohe­t. Për të ardhmen kjo mund të kushtojë shumë.

Profe or, ju per onali ht farë i ugjeroni klubit, ndonjë lojtar 1ë e mendoni e duhet ta marrë o e di ka tjetër "

Emrat nuk i di që t'i them, megjithatë them që Tirana ka nevojë për një portier tjetër, përveç Likës që ka dhe që është me eksperienc­ë. I duhet një qendërmbro­jtës dhe gjithashtu nuk duhet lënë pas dore edhe një sulmues, i cili të ketë përgatitje­n e nevojshme për t'i bërë ballë një sezoni apo që të udhëheqë veprimet sulmuese. Duhet dikush që ofron garanci në majën e sulmit. Sa i përket mesfushës, unë e shoh treshen e Tiranës Maveje-Karabeci dhe Daja si futbollist­ë me rendiment të mirë, lojtarë stabël dhe që me

eksperienc­ën që kanë, e përballojn­ë Superioren me sukses dhe ofrojnë progres në performanc­ën e tyre. Them që mund t'i shërbejnë mirë Tiranës.

Si e hihni Tiranën kraha uar me pretendent­ët i Skënderbeu, Kukë i, Parti$ani dhe të tjerë"

Unë e pashë Tiranën me Kukësin në ndeshjen e Kupës. Kukësi ishte problemati­k për të tjerët në atë periudhë, por Tiranën e pashë Superiore në shumë drejtime. Nëse do të jetë boshti dhe ekipi që e mbylli Kategorinë e Parë, ndërthurur me plotësimet që përmenda, them që do të shkojë mirë edhe në Superiore dhe do të jetë skuadër e rrezikshme edhe për fitimin e kampionati­t.

Dënimi i Skënderbeu­t nga UEFA mund të jelli një tjetër ituatë në kampionati­n

h1iptar000

Në fakt, tani është në pritje për KAS-in. Me sanksionet që ka vendosur UEFA, unë e shoh si dënim të ekzagjerua­r me ato fakte që mund të ketë. Unë shpresoj shumë te KASi, pasi lënia në fuqi do të ishte në dëm të madh të Skënderbeu­t dhe të futbollit shqiptar. Nuk është asgjë pozitive nëse do të dënohet Skënderbeu.

3farë ju bëri më humë për htypje nga kampionati i fundit në Superiore"

Kam evidentuar që ka pasur pak nga problemet që ne i cilësojmë rëndom si ' shitblerje' ndeshjesh.

Por gjith e i fundi i kampionati­t u aku$ua humë000

Ka pasur pak në krahasim me vitet e tjera, nuk ka qenë situatë e ekzagjerua­r si më parë. Ka pasur rivalitet, edhe pse Skënderbeu ka dominuar kampionati­n. Së fundmi, edhe faktin që Skënderbeu ka

ditur të menaxhojë kampionati­n më mirë nga të tjerët, pasi edhe kur morën dënimet, arritën që të dalin nga situata. Është një tregues i qartë menaxhimi për drejtuesit apo trajnerin e Skënderbeu­t.

Parti $ ani ka aku $ uar FSHF- në për mënyrën e ndërhyrje në garat porti)e, i cili ë htë mbë htetur ë fundmi edhe nga deklarata e i h-trajnerit Staro)a000

Sa i përket Partizanit, edhe Starova së bashku me drejtuesit kanë pasur kontestime. Unë them që po të mos ishin përkushtua­r shumë pas këtyre kontestime­ve dhe t'i ishin përkushtua­r më tepër anës sportive dhe administri­mit të mirë të klubit, do të kishin pasur rezultate më të mira. E them këtë sepse futbollist­ët nuk i kanë munguar dhe ka pasur një skuadër shumë të mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania