Panorama Sport (Albania)

Vrapojnë pak, Gjermania bën me dhimbje koke Lëvin

Përfaqësue­sja, drejt Rusisë me një "valixhe" me halle

-

‘ Ishte një moment fati ai i minutës së fundit për skuadrën gjermane", shkruan e përditshmj­a "Kicker". Sauditët ishin shumë pranë një barazimi në një aksion që nisi nga një gabim i mbrojtjes. Por, sulmuesi kundërshta­r, Mohamed Salavi, nuk e shfrytëzoi siç duhet këtë moment, duke shpërdorua­r një gol të sigurt. Dy shokë të skuadrës ishin gjithashtu të pamarkuar dhe po prisnin të shtynin topin në portën e Ter Shtegen. Gjithsesi, ecuria negative prej pesë ndeshjeve pa fitore mbaroi për "Pancerat". Por, kjo nuk ishte një fitore që vlen shumë për skuadrën e Lëvit.

Freskia dhe mungesa e vazhdueshm­ërisë

Kundër një skuadre jo shumë elitare, gjermanët shpërdorua­n shumë raste në portën mike. Por, nuk mund të harrojmë paraqitjen e mirë të portierit Al Majof. Ai bëri disa pritje decizive, kujtojmë këtu gjuajtjet e Khedirës, Myler, Draksler dhe Gyndogan. Gjithashtu u godit dy herë shtylla. Por, prapë mungoi në disa raste, dhe sidomos në 45 minutat e dyta, freskia dhe vrapimet e vazhdueshm­e. Një ritëm që bie, ashtu si ndaj Austrisë në Klagenfurt. Presingu i pakët dhe dyluftimet janë të vakëta. Një agresivite­t i munguar që shihet më shumë si një dëshirë e pakët. Dhe pse gjatë intervista­ve në qendrën stërvitore në Epan, lojtarët janë shprehur shumë optimist për startin e turneut. Ndërkohë, një pikë tjetër e dobët është vërejtur në lojën nga krahët. Ku spikat ajo e mbrojtësit të majtë Hektor, që nuk është mbështetur nga Draksler dhe Khedira. Kimish gjithashtu luan i vetëm në krahë, duke u munduar të dalë në fazën ofensive dhe lë mbrapa shumë boshllëk. Boateng ishte jashtë formës së dikurshme. Trajneri Lëv do të niset me disa probleme në valixhe për në Rusi dhe ky është një fakt, të cilin as tifozi më fanatik i gjermanëve e ka pranuar. Rikthimi i Nojer dhe Rojs Pikat pozitive pa dyshim janë rikthimi i Nojerit pas një dëmtimi të gjatë, që e mbajti atë jashtë fushave për shumë kohë. Por, dhe Marko Rojs. Lojtari i Dortmundit është shfaqur ai i vjetri. Driblime, shpejtësi dhe asiste. Gjermania do ta mbështesë lojën pikërisht tek ylli i Borusias që është gati të udhëheqë skuadrën në Rusi. Verner po bën gjithashtu shumë mirë, mosha e re dhe mungesa e eksperienc­ës sido qoftë e ndalojnë atë të tregojë potenciali­n e plotë të tij. Por, gjermanët mund të mbështeten tek ai në ndeshjet me kundërshta­rë të një niveli më të lartë se Arabia Saudite.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania