Panorama Sport (Albania)

Flamurtari pa portier, rinovojnë Musta dhe Useini

Flasin dy titullarët: Bëmë zgjedhjen e duhur

- ERMAL SIKA

Flamurtari nisi më në fund rinovimet. Musta dhe Useini, janë dy lojtarët e parë që rinovojnë. Klubi paralajmër­on së në ditët në vijim do të ketë edhe të tjerë lojtarë që do të rinovojnë kontratat. Te lista e dëshirave të klubit për të rinovuar ishte edhe portieri Adis Nurkoviç, por kjo gjë është e pamundur, pasi ish-" gardiani" i kombëtares së Kosovës ka vendosur që ta vijojë karrierën në Bosnjë-Hercegovin­ë. Në këto kushte, Flamurtari mbetet pa portier të parë dhe drejtuesve u duhet që përforcime­t e merkatos të nisin nga porta, pasi në organikë kanë mbetur dy të rinjtë, Qirko dhe Sali. Portieri Nurkoviç është prezantuar së fundmi te skuadra boshnjake e Sloga Simin Han, duke bërë zyrtare divorcin me kuqezinjtë. Në ditët në vijim priten të tjera rinovime, si dhe goditjet e para në merkato, pasi "gjuetia" për lojtarë ka nisur në Maqedoni dhe Greqi.

MUSTA- Nisin më në fund rinovimet te Flamurtari. Emiljano Musta do të jetë edhe për një sezon tjetër te Flamurtari. Musta ka rinovuar tashmë zyrtarisht kontratën, ndërsa për kuqezinjtë ai ka refuzuar dy oferta nga dy klube të rëndësishm­e të kampionati­t shqiptar si Kukësi dhe Laçi, por edhe ofertën e një ekipi jashtë vendit. Për "Panorama Sport", dje Musta është shprehur i kënaqur për rinovimin. "Besoj se rinovimi ishte vazhdimësi­a e asaj që patëm filluar nga sezoni i kaluar. Jam i kënaqur që drejtuesit i kanë vlerësuar paraqitjet e mia dhe më ofruan rinovimin. Isha në bisedime dhe me dy ekipe të tjera. Por në fund zgjodha me zemër për të vazhduar sërish te Flamurtari. Kam pasur bisedime

të avancuara me Kukësin dhe kam qenë në kontakte gjithashtu me Laçin, por dhe me një ekip jashtë Shqipërisë. Jam i lumtur që do të jem te Flamurtari edhe për një sezon tjetër", tha Musta.

USEINI- Muhamed Useini është një tjetër lojtar që ka rinovuar tashmë zyrtarisht

me Flamurtari­n. Useini do të jetë edhe për një sezon tjetër pjesë e vlonjatëve. Në një prononcim për "Panorama Sport" gjatë ditës së djeshme, Useini thekson se me rinovimin me Flamurtari­n ka bërë zgjedhjen më të mirë. "Do të jem lojtar i Flamurtari­t edhe për një sezon. Kam rinovuar tashmë

kontratën dhe për këtë jam i lumtur. Në Vlorë jam ndierë shumë mirë dhe është gjë shumë pozitive që do të jem te Flamurtari. Duke parë interesimi­n e presidenti­t Idrizi që të vazhdoj te Flamurtari dhe planet për sezonin e ri, besoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë", u shpreh Useini.

 ??  ?? Adis Nurkoviç gjatë prezantimi­t te Sloga Simin Han
Adis Nurkoviç gjatë prezantimi­t te Sloga Simin Han

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania