Panorama Sport (Albania)

Spanja fiton, por Salah sulmon Ramosin: Qesharak!

oja nuk kënaq "furinë e kuqe", sulmi vazhdon të mos bindë

-

Një gol 5 minuta nga fundi i ndeshjes kundër Tunizisë nuk mjafton për të larguar "fantazmat" përreth kombëtares së Spanjës. Hulen Lopetegui "debuton" me fitore në Rusi (sfida u luajt në Krasnodar) dhe vazhdon ecurinë pozitive të rezultatev­e, por loja nuk është ajo që presin tifozët. Por ishte thjesht një miqësore dhe është gjithmonë vështirë për të nxjerrë përfundime. Trajneri kishte rikthyer në formacioni­n bazë Ramosin, Iskon dhe Busketsin, ndërsa në sulm i kishte dhënë një shans Rodrigos. Por ky i fundit nuk arriti ta shfrytëzon­te siç duhej, edhe për faktin se në pjesën e parë Spanja nuk e qarkulloi topin mirë dhe vuajti presionin e Tunizisë. Madje ishin këta të fundit që mund të kalonin në avantazh dhe patën raste më të rrezikshme. Donin të tregonin se e meritonin prezencën e tyre në Botëror. Pas barazimit me Zvicrën dhe akuzave se sulmi i Spanjës nuk funksionon, këtë herë duhet të fitohej patjetër për të shmangur polemikat. Por goli sërish nuk ishte "kryefjala" e ndeshjes. Spanja në pjesën e dytë filloi të dominonte dhe të krijonte raste për të shënuar me David Silvën. Duhet të vinte minuta e 84-t që Iago Aspas, i cili ishte futur pak minuta më parë në fushë, shfrytëzoi një top të Diego Kostës për ta dërguar në rrjetë. Një gol që i jep qetësi "furisë së kuqe", por mbi të gjitha një mesazh trajnerit se kërkon

të jetë protagonis­t në Rusi. Por te Spanja e dinë që për të fituar ndeshjen e parë në Botëror kundër Portugalis­ë nuk mjafton kaq pak, duhet më shumë ritëm, më shumë shpejtësi, më shumë raste, më shumë agresivite­t në sulm. Sepse Portugalia nuk është Tunizia...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania