Panorama Sport (Albania)

Brazil “atomik”, Tite mendon një skemë me 4 sulmues

Sot ora 16:00 miqësorja kundër Austrisë, "plani B" vetëm në Botëror

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Gabriel Zhezus apo Firmino? Pse jo të dy? Duket se kjo është përgjigjja që trajneri Tite u ka dhënë në largësi të gjithë atyre që ngrenë dilema se kush nga dy sulmuesit duhet të udhëheqë formacioni­n e "Seleçaos" në kampionati­n Botëror. Ndoshta duket shumë e vështirë, por në seancat stërvitore të Londrës janë parë edhe lëvizje të tilla, ku trajneri i Brazilit ka provuar në të njëjtën skuadër dy sulmuesit. Diçka që do ta ndryshonte modulin e lojës nga 4- 3- 3 në 4- 2- 4, ose ndoshta në 4-2-3-1 ku Zhezus mund të qëndronte pak më i tërhequr sesa Firmino. Por diçka e tillë nuk do të jetë formacioni bazë për Brazilin. Ky është thjesht një plan B për ndeshjet kur skuadra has vështirësi për t'i fituar. Në këtë mënyrë do të sakrifikoh­ej një nga mesfushorë­t si Kutinjo apo Uillian. Vetëm njëri prej tyre do të luajë në të djathtë, ndërsa në anën tjetër do të jetë Nejmar. Nuk përjashtoh­et mundësia që Kutinjo të zbresë edhe në mesfushë me Kasemiron, por ky është një rrezik i madh dhe do të sillte mungesë ekuilibri.

Nejmar titullar- Për të treguar se skema për të luajtur me 2 sulmuesit është

thjesht një plan B, ishte Tite. Trajneri doli në konferencë përpara ndeshjes me Austrinë dhe tha se Nejmar do të luajë si titullar në këtë ndeshje, ndërsa Kutinjo do të rikthehet të luajë në mesfushë me Paulinjon dhe

Kasemiron. Tite thotë se lajmet për Realin janë të pavërteta dhe konfirmon Nejmarin titullar. "Nuk ka asgjë të vërtetë për Realin. Unë jam i fokusuar te Botërori dhe nuk dua të merrem me lajme të tjera. I kam thënë agjentit tim që të mos flasë me asnjë tjetër. Ai gëzon respektin tim dhe e di që do ta marrë parasysh këshillën time. Nejmar? Kemi programuar që të luajë një pjesë loje dhe ndoshta këtë herë është pjesa e parë e ndeshjes. Kapitenët? Është një taktikë që do të përdor

gjithmonë. Edhe gjatë Botërorit shiritin do ta mbajnë ata që kanë më shumë eksperienc­ë në skuadër. Miqësorja? Është shumë e rrezikshme sepse luajmë vetëm 1 javë përpara Botërorit dhe ka rrezik të krijojë polemika për performanc­ën, por ka edhe rreziqe për dëmtimet e mundshme", ka thënë Tite në konferencë­n përpara ndeshjes me Austrinë. Trajneri ditën e sotme do të provojë modulin 4-14-1 me Kutinjon në mesfushë dhe vetëm me njërin nga sulmuesit si titullar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania