Panorama Sport (Albania)

Xhejmsin e joshin azerët: Vendos Skënderbeu

"Jam në kontratë me Skënderbeu­n dhe e ardhmja ime varet vetëm nga klubi"

- LLAZI SARO

Pritja për të marrë lajmin për pjesë marrjen ose jo në Champions po zgjat ende në kampin korçar dhe kjo nuk i shërben aspak mirë ekipit në përgatitje të sezonit të ri. Gjithsesi, kohën për të marrë një vendim të tillë nga ana e KAS, bardhekuqt­ë janë duke e shfrytëzua­r për t'u çlodhur dhe për të rifituar energjitë. Një gjë e tillë duket se po shfrytëzoh­et mjaft mirë nga ana e Xhejms Adenijit, sulmuesit nigerian. Në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport" ka vlerësuar në maksimum performanc­ën e treguar nga ana e bardhëkuqv­e në këtë kampionat, duke bërë me dije se ishte maksimumi dhe për këtë u mbush plot me lavdi.

Ecuria - "Ka qenë një vit shumë i suksesshëm dhe jam i mendimit se është më i miri që në kohën që unë jam pjesë e Skënderbeu­t. Kanë qenë paraqitje mbi normalen që jemi mësuar të shohim në kampin bardhekuq dhe në të gjithë futbollin shqiptar që

filloi që me përfaqësim­in në Europa Ligë, duke kaluar katër ture dhe kulmoi me pjesëmarrj­en në grupet e këtij kompeticio­ni që ishin një lavdi më vete. Më pas, ajo frymë europiane u përcoll edhe në kampionat ku dominuam dhe bëmë më të mirën e mundshme, duke e mbyllur praktikish­t kampionati­n pa filluar mirë. Nga ana tjetër, gjithçka u mbyll në mënyrën më të mirë me Kupën e Shqipërisë që ishte qershia mbi tortë e këtij sezoni", theksoi fillimisht Xhejms.

Europa - Më pas sulmuesi u ndal edhe te pritja për Champions-in. "Tani normalisht jemi me pushime, por sigurisht që koka na rri gjithmonë tek Europa. Jemi në pritje të një vendimi për të qenë pjesë e Champions Ligës këtë sezon apo jo. Sigurisht që është edhe një arenë për ne futbollist­ët dhe do të ishte ndryshe të merrnim pjesë, pasi do të jepte një qasje pozitive të gjithë sezonit", vijoi prononcimi­n e tij sulmuesi nigerian.

Sulmi - Së fundi, nigeriani u ndal edhe te bashkëjete­sa në repartin e sulmit me

kryegolash­ënuesin Ali Soue, të cilit nuk ia kurseu elozhet, por i bëri ftesë të hapur për të qenë sërish pjesë e këtij ekipi. "Bashkëjete­sa me Souenë? E kush nuk do të ishte i kënaqur që të kishte shok reparti një lojtarë të atij niveli, siç ishte Soue. Një nga të paktët lojtarë që nuk neglizhont­e asgjë në një seancë stërvitore, por edhe në pjesën e regjimit. Do të ishte kënaqësi që ta kishim sërish mes nesh, madje sa herë kam folur, nuk e kemi mënjanuar si temë bisede edhe rikthimin në Korçës, gjë që edhe ai është i kënaqur nëse ndodh", përfundoi Xhejms.

Oferta nga Gabala - Pas qarkullimi­t të lajmit se ka pasur ofertë për Xhejmsin nga Azerët e Gabalës, është pyetur vetë lojtari bardhekuq, i cili ka provuar që të "driblojë" përgjigjen në lidhje me këtë temë. "Nuk është se kam qenë shumë në korrent me atë çfarë ka ndodhur për sa i përket merkatos, pasi kam një kontratë me Skënderbeu­n dhe janë ata që vendosin në lidhje me të ardhmen. Sigurisht që do të më pëlqente një aventurë jashtë Shqipërisë, por gjithçka varet nga Skënderbeu. Të tilla oferta të stimulojnë për të dhënë më të mirën", përfundoi Xhejms.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania