Panorama Sport (Albania)

Luftëtari, pesë lojtarë bindën trajnerin Kostiç

-

Goran Siljanovsk­i për momentin shikohet larg Flamurtari­t, pasi ai ka marrë ofertë nga Maqedonia dhe Kroacia. Siljanovsk­i është në listën e lojtarëve që drejtuesit duan të rinovojnë me Flamurtari­n, por mbrojtësi ka një ofertë zyrtare nga Shkupi. Klubi maqedonas është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe Siljanovsk­i duket si një opsion shumë i mirë. Goran Siljanovsk­i e ka konfirmuar gjithçka për "infosport.mk". "Jam në bisedime e sipër. Është e vërtetë se më kanë kontaktuar nga FC Shkupi, drejtuesit e së cilës po përgatisin një projekt shumë interesant që realisht më pëlqeu, mirëpo mund t'ju them se ende nuk kam vendosur", u shpreh fillimisht Siljanovsk­i. Lojtari pranon se vijojnë bisedimet edhe me Flamurtari­n, ndërsa zbulon se ka oferta edhe nga tri klube të tjera nga Maqedonia dhe një nga Kroacia. "Në lojë gjithashtu është edhe Flamurtari, tri klube nga Maqedonia dhe një nga Kroacia. Lidhur me klubet tjera nga Maqedonia, nuk dua të përmend emra. Prioritet është një transferim jashtë vendit, mirëpo sërish do e përmend se më pëlqeu projekti i Shkupit dhe këto ditë pres të vendos për të ardhmen time", tha Siljanovsk­i. Por një media tjetër në Maqedoni ka zbuluar edhe ekipin që e kërkon në Kroaci. Sipas "ekipa.mk" është Osijeku skuad- ra që kërkon shërbimet e mbrojtësit, që në sezonin e fundit luajti në Vlorë. Me gjasa 27vjeçari do të largohet nga kuqezinjtë, pasi ndihet i joshur nga projekti i shqiptarëv­e të Shkupit, por mund të bëhet shok skuadre te Osijeku me mesfushori­n e kombëtares shqiptare, Eros Greza- da. Siljanovsk­i te Flamurtari sezonin e kaluar ishte një ndër futbollist­ët kryesor të ekipit, duke zhvilluar 33 ndeshje në kampionat. Ai, përveç Rabotniçki­t dhe Flamurtari­t, në karrierën e tij kishte veshur edhe fanellën e Makedonija Gjorçe Petrovit, Vardarit dhe Renovës. Ermal Sika.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania