Panorama Sport (Albania)

Partizani tenton rikthimin e Cuculit

Rikthimi i 0-vjeçarit është i mundur, mbulon d! pozi ione në prapavijë

- ILIR CARA

Partizani i sezonit të ri është ideuar në kokën e drejtuesve të kuq, por ata nuk po nxitohen në prezantimi­n e tij, pasi ende nuk e kanë të qartë se cila do të jetë axhenda që do të ndjekin në fillim. Përgjegjës­it e merkatos së "demave" janë të prirur që të mos bëjnë "çmenduri" si vjet, ndaj prioritet mbetet afrimi...

Partizani i sezonit të ri është ideuar në kokën e drejtuesve të kuq, por ata nuk po nxitohen në prezantimi­n e tij, pasi ende nuk e kanë të qartë se cila do të jetë axhenda që do të ndjekin në fillim. Përgjegjës­it e merkatos së "demave" janë të prirur që të mos bëjnë "çmenduri" si vjet, ndaj prioritet mbetet afrimi i lojtarëve që u njihet kontributi, aq më shumë që përshtaten edhe me nivelin e Kategorisë Superiore. Partizani kërkon të përforcohe­t në të gjitha repartet, por plani varet nga vendimi përfundimt­ar për Skënderbeu­n. Dihet që te kryeqyteta­sit kanë shënjestru­ar disa lojtarë të korçarëve, që në rast pezullimi të kampionëve, i bie që Partizani të marrë pjesë në Ligën e Europës. Por, përveç këtyre piketave, mësohet se "demat" kanë piketuar edhe alternativ­a të tjera për Partizanin e edicionit 2018-2019. Një nga këta është mbrojtësi Ardian Cuculi, një lojtar me përvojë dhe që e tregoi veten në prezantimi­n e parë me fanellën e kuqe në sezonin 2014-2015, në të majtë dhe në qendër. Burime pranë merkatos së 15 herë kampionëve të vendit kanë bërë me dije për "Panorama Sport" se drejtuesit e synojnë rikthimin e Cuculit, i cili në sezonin e fundit fitoi titullin kampion dhe Kupën e Maqedonisë me Shkëndijën e Tetovës. 30-vjeçarit i përfundon kontrata me tetovarët në fund të këtij muaji dhe ai ende nuk ka rinovuar me Shkëndijën, proces të cilin e kanë bërë disa lojtarë të tjerë të kampionëve të Maqedonisë. Ndaj të kuqtë janë në ndjekje

të situatës të ish-mbrojtësit të tyre dhe kanë nisur kontaktet për rikthimin e Cuculit. Këtë lëvizje të merkatos e ka konfirmuar për "Panorama Sport" edhe vetë mbrojtësi, por gjithçka e lë të hapur. I pyetur se a ka mundësi që të rikthehet në Shqipëri te Partizani, për gazetë

Cuculi u shpreh: "Nuk i dihet, gjithçka mund të ndodhë, aq më shumë kur bëhet fjalë për periudhë merkatoje". 30vjeçari ka konfirmuar se ka kontakte nga "demat", por për momentin nuk ka gjë konkrete. "Merkatoja sapo ka nisur, ndaj kontaktet janë normale.

Janë thjesht kontakte mes palëve, por për momentin nuk ka gjë konkrete", u shpreh Cuculi. Mbase me zgjimin e Partizanit kjo mundësi lëvizjeje mund të sqarohet më shumë në ditët në vijim, pasi drejtuesit po shqyrtojnë disa alternativ­a.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania