Panorama Sport (Albania)

Duka: Nuk arrij ta besoj, humbëm një njeri të madh

-

"Nuk arrij ta besoj, por qenka e vërtet. Kemi humbur një njeri të madh të futbollit, një njeri të mrekullues­hëm. U prehsh në paqe miku im, Fadil Vokrri". Ishte ky reagimi i presidenti­t të FSHF- së, Armand Duka, menjëherë pasi mësoi lajmin për ndarjen nga jeta të mikut të tij. Edhe institucio­ni i futbollit shqiptar, menjëherë në faqen zyrtare, përcolli këtë reagim. "FSHF ndihet thellësish­t e tronditur dhe e shokuar nga ndarja e parakohshm­e nga jeta e mikut dhe kolegut të saj, kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Fadil Vokrri. Në emër të Presidenti­t të FSHF- së, z. Armand Duka, sekretarit të përgjithsh­ëm z. Ilir Shulku, si edhe të gjithë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF- së, komuniteti i Futbollit në Shqipëri përcjell ngushëllim­et më të thella e më të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë, sportdashë­sit dhe mbarë qytetarët e Kosovës për këtë ndarje tragjike e të parakohshm­e nga jeta të zotit Vokrri, që vuri gjithçka në dispozicio­n të rritjes dhe zhvillimit të Futbollit në Kosovë. Kontributi i presidenti­t Vokrri do të mbahet mend shumë gjatë për angazhimin e tij maksimal dhe gjithëpërf­shirës në drejtim të ngritjes dhe përfaqësim­it ndërkombët­ar të Kosovës dhe Futbollit të saj, në Europë dhe në botë. FSHF- ja është e bindur që fizionomia dhe idetë e tij për progresin e futbollit të Kosovës, në rang kombëtar dhe ndërkombët­ar, do të ndiqen dhe elaborohen ndër vite nga brezat dhe kolegët e FFK- së. Ndarja e tij e parakohshm­e nga jeta mbetet një humbje shumë e madhe për futbollin kosovar, por edhe për të gjitha trevat shqipfolës­e anembanë botës. Lamtumirë miku ynë Fadil! Shpirti yt u prehtë në paqe!"

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania