Panorama Sport (Albania)

Meta: I kisha firmosur shtetësinë shqiptare

Presidenti: Frymëzim për brezat e rinj

-

Vdekja e presidenti­t të Federatës Kosovare të Futbollit ka tronditur edhe Presidenti­n e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetin social "Facebook", kreu i shtetit tregon se ndarja nga jeta e Vokrrit është një lajm shokues për të gjithë shqiptarët, që kanë ndjekur dhe adhuruar talentin e tij. Gjithashtu, Presidenti i Republikës tregon se pak ditë më parë pati kënaqësinë t'i firmoste shtetësinë shqiptare. POSTIMI I PRESIDENTI­T META:

Ndarja e parakohshm­e nga jeta e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, është një lajm shokues për të gjithë shqiptarët që e kanë ndjekur e adhuruar shkëlqimin e talentit të tij si sulmues e golashënue­s i Prishtinës, por edhe ekipeve të njohura europiane të Partizanit të Beogradit, Fenerbahçe­s e madje edhe të përfaqësue­ses së ishJugosll­avisë. Fadil Vokrri, me talentin dhe suksesin e tij, frymëzoi shumë fëmijë shqiptarë kudo për të ecur në shembullin e tij. Me personalit­etin e tij ndërkombët­ar ndihmoi integrimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA. Pak

ditë më parë pata kënaqësinë të firmosja dhënien e shtetësisë shqiptare për Fadil Vokrrin me kërkesë të F.SH.F për kontributi­n e tij të veçantë në mbështetje të futbollit tonë e sidomos ekipeve kombëtare. Duke i shprehur ngushëllim­et më të sinqerta familjarëv­e të Fadil Vokrrit,

Federatës së Futbollit të Kosovës, mbarë botës shqiptare të futbollit, jam i bindur se personalit­eti i jashtëzako­nshëm që ai krijoi në fushën e blertë do vazhdojë të frymëzojë gjeneratat më të reja në rrugën e suksesit!", ka shkruar kreu i shtetit në rrjetin social "Facebook".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania