Panorama Sport (Albania)

“Nisi të marrë frymë, ju tregoj momentet e fundit me Fadilin”

“Ishte pa ndjenja, m’u duk se po përmirësoh­ej”

-

Lajmi për ndarjen nga jeta të presi dentit të Federatës së Futbollit të Kosovës ka bërë të heshtë të gjithë botën e sportit në trevat shqiptare dhe jo vetëm. Mirëpo, personat që kanë përjetuar momentet e tmerrit dje me Vokrrin, kanë qenë një polic dhe një politikan, të cilët e kanë parë ishfutboll­istin e shquar në çastet e fundit të jetës. Në momentet kur Vokrri ka pësuar atakun kardiak, ai ka qenë në një palestër, ku edhe ka nisur "ndeshjen e fundit me jetën". Ndihma e parë

Zyrtari i EULEX-it, Bengt Person, ishte personi i parë që i ka dhënë ndihmën Fadil Vokrrit pas sulmit kardiak që pati në një nga qendrat e fitnesit në Prishtinë. Zyrtari policor i EULEX-it kishte qëlluar rastësisht në qendrën e fitnesit kur kishte parë se Vokrrit i ishte vështirësu­ar gjendja. Në një prononcim për "IndeksOnli­ne", zyrtari suedez u shpreh: "Ai ka ndërruar jetë!? Jam shumë i mërzitur që po e dëgjoj këtë lajm. Ishte pa ndjenja kur unë ndërhyra. Fillova ta ndihmoj dhe më pas nisi

të marrë frymë. Pasi u duk se po i përmirësoh­ej gjendja, unë e lashë në duart e stafit mjekësor, të cilët e transportu­an në spital. Sinqerisht, më vjen shumë keq. Ndihem i trishtuar" ka thënë Person. Mësohet se Person si një profesioni­st i

vërtetë i ka dhënë ndihmën e parë në mënyrë të specializu­ar Vokrrit, duke e kthyer në jetë për një çast, por që sulmi ka qenë i rëndë dhe nuk ka arritur të mbijetojë.

Valon Murati

Personi që ishte me Vokrrin

në momentin e atakut kardiak, ishte kryetari i Lëvizjes për Bashkimin, Valon Murati, i cili përmes një statusi në "Facebook", ka treguar se ish-futbollist­i i shquar ka qenë idhulli i fëmijërisë për shumë breza. "Fëmijët sot kanë Mesin e

Ronaldon, ne idhull kishim Fadil Vokrrin. I trishtuar që nuk i mbijetoi sulmit. Edhe më i trishtuar, që isha dëshmitar i kësaj beteje. Le t'i prehet shpirti në paqe!", ka shkruar Murati në faqen e tij në rrjetin social "Facebook".

 ??  ?? Bengt Person, zyrtari i EULEX-it
Bengt Person, zyrtari i EULEX-it

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania