Panorama Sport (Albania)

UEFA dhe FIFA: Shembull për të gjithë

-

Ndarja nga jeta e kreut të institucio­nit të futbollit në Kosovë është përjetuar keq edhe nga presidentë­t e UEFA-s dhe FIFAs. Në emër të UEFA-s, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, presidenti Ceferin i shpreh ngushëllim­et e thella: "Jemi të shokuar dhe thellësish­t të prekur nga vdekja e Fadil Vokrrit. Ai ishte një futbollist i jashtëzako­nshëm që ndërtoi një karrierë të shkëlqyer dhe u bë një administra­tor dhe president i Federatës kombëtare të kalibrit të lartë. Fadili ishte figura kyçe në zhvillimin e futbollit të Kosovës, të cilin e drejtoi tek integrimi i FFK-së në Asamblenë e UEFA-s. Ai e ka drejtuar organizimi­n me aftësi të rrallë dhe durim të madh. Në emër të futbollit europian shpreh ngushëllim­et e mia më të thella familjes së tij, FFK-së dhe komuniteti­t futbollist­ik vendës".

FIFA - Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, është shprehur i pikëlluar. "Mora me pikëllim këtë lajm, në emër timin dhe të komuniteti­t të futbollit mbarëbotër­or shpreh ngushëllim­et më të thella për familjen e Fadil Vokrrit. Ai ka qenë një pionier në shumë mënyra dhe ka arritur një karrierë të madhe ndërkombët­are, duke luajtur në klube e liga të ndryshme të nivelit të lartë, në një kohë kur nuk ishte aq e zakonshme sa sot. Hodhi themelet për anëtarësim­in e Kosovës në FIFA. Kjo kërkon energji të jashtëzako­nshme, besim, forcë dhe bindje. Fadili i kishte të gjitha, ai ishte njeri shembull i entuziazmi­t, energjisë dhe një udhëheqës i madh. Jam krenar që e kam njohur dhe kam punuar me të", përfundon kreu i FIFA-s, Infantino.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania