Panorama Sport (Albania)

Lavdi dhe krenari, edhe serbët i përulen ish-lojtarit kosovar

-

Fadil Vokrri ka qenë pjesë e Partizanit të Beogradit në Serbi, ku ka luajtur për 3 sezone. Edhe klubi i kryeqyteti­t serb ka shprehur ngushëllim­et. Gjithashtu, bie në sy se edhe tifozët serb, mes tyre grupimi "Grobari", të cilët shprehen me lëvdata për Fadil Vokrrin apo edhe vetë mediat që i janë përulur lavdisë së tij. PARTIZANI I BEOGRADIT - "Në moshën 57-vjeçare, ish-futbollist­i i Partizanit dhe ekipit kombëtar të futbollit jugosllav, Fadil Vokrri, u nda nga jeta nga një sulm në zemër. Me Partizanin ishte nga 1986 në 1989 (ai kaloi një sezon në JNA) dhe luajti 107 ndeshje me 47 gola të shënuara. Për ekipin kombëtar të Jugosllavi­së, ai ka luajtur 12 ndeshje me gjashtë gola. Me Partizanin ai fitoi një titull kampion (1986/87) dhe një filxhan Marshall Tito (1989). Nga Partizani ai shkon jashtë vendit, ku luajti për Nim (1989-90), Fenerbahçe (199092) dhe Burges (1992-93). Ai përfundon karrierën e tij me lojtarin francez të Monakos në 1995 dhe në atë klub ai gjithashtu ka punuar si menaxher sportiv për disa kohë. Fadil, pusho në paqe dhe le të jetë lavdia dhe falja juaj e përjetshme", ka shkruar klubi serb. MEDIAT SERBE - Lajmi për vdekjen e Fadil Vokrrit ka zënë vend edhe në mediat serbe. Shumica e mediave në shtetin fqinj kanë raportuar për vdekjen e presidenti­t të FFK-së. Gazetat serbe e quajnë Vokrrin si legjendë të Partizanit. "Shuhet nga një atak kardiak Fadil Vokrri. Ai është një nga legjendarë­t e Partizanit. Ai ka luajtur tre sezone, ku në 55 ndeshje ka shënuar 18 gola. Vokrri ka qenë edhe futbollist i ish-Jugosllavi­së ku në 12 ndeshje kishte realizuar gjashtë gola", shkruajnë mediat serbe. "GROBARI" - "Të qoftë lavdi e përjetshme dhe faleminder­it", ka shkruar grupimi i ultrasve të Partizanit të Beogradit në "Twitter", duke e shoqëruar me videon e një goli të Vokrrit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania