Panorama Sport (Albania)

Ze Maria: Në Shqipëri ndihem mirë, Ançeloti trajner fitues

-

Trajneri i Tiranës ka folur për "Tuttomerca­toëeb, duke i bërë një skaneri të ardhmes së tij, por edhe ngjarjeve të fundit në futbollin europian. Braziliani Ze Maria ka folur për objektivat e tij për t'u kthyer në Itali apo një koment për Ançelotin.

Kthimi në Itali - "Në të kaluarën kam bërë gabime, por mund të them se jam mirë në Shqipëri. Jam i kënaqur. Kam qenë dhe në Kenia, por tani ndodhem në Tiranë dhe jemi rikthyer në Ligën e Parë. Në të ardhmen, nëse do të kisha një ofertë të mirë në Itali, do të më bëhej qejfi. Pas Brazilit, Italia është shtëpia ime". Komenti për Serinë A - "Ishte një kampionat interesant. Napoli ishte një ekip i mirë, por më pas e humbi kampionati­n. Them se tifozët janë dëfryer. Kam parë një garë konkurrues­e. Shpresoj të zhvillohet një kampionat si ky i fundit edhe vitin e ardhshëm". Ançeloti në Napoli - "E kam pasur te Parma. Është një mik i mirë, trajner dhe person i madh. Ai ka fituar kudo dhe ka përvojë të jashtëzako­nshme. Sarri ka bërë një punë të mirë në Napoli. Karlo do të kërkojë të bëjë mirë në Europë dhe ta mbajë Napolin në vendet e para të klasifikim­it".

Për Interin - "Interi ka nevojë për vazhdimësi. Unë mendoj se vitin e ardhshëm do të jetë më konkurrues. Një klub si Interi di të luftojë gjithmonë, mjafton të kujtojmë se e fitoi Ligën e Kampionëve në javën e fundit".

Për Naingolan - "Kushdo që e merr Naingolani­n, duhet të dijë anët e mira dhe të këqija të tij. Cilësia nuk diskutohet. Spaleti e di këtë". Parma në Serinë A - "Unë festova për rikthimin. Tifozët dhe qyteti e meritojnë këtë. Ata tashmë janë në një marrëdhëni­e të mirë, i trajtojnë lojtarët me dashuri. Parma ka bërë histori në futbollin italian dhe meriton të jetë në nivele të larta", ka deklaruar trajneri i Tiranës, braziliani Ze Maria.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania