Panorama Sport (Albania)

Staf i ri, Endri Vrapi pranë rikthimit te Teuta

Mbrojtësi ka luajtur me durrsakët në sezonin 2006-2007

-

Teuta e sezonit të 2018- 2019 do të prezantohe­t me një fytyrë të re, ku bregdetarë­t ia kanë besuar projektin e ri një ish-lojtari, pikërisht Bledi Shkëmbit. Korçari është në vitin e dytë si trajner, i cili shkëlqeu në debutim në Kosovë, ku drejtoi Lirinë e Prizrenit. Teuta nën drejtimin e Shkëmbit, përveç afrimeve të lojtarëve, merkaton po e shfrytëzon edhe për kompletimi­n e stafit teknik. Mësohet se korçari dëshiron si ndihmës në stafin teknik mbrojtësin Endri Vrapi, i cili në edicionin e fundit ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit. Shkëmbi e njeh mjaft mirë 35vjeçarin, pasi përveçse ka qenë për një vit trajneri i tij, ata kanë luajtur bashkë te Skënderbeu, nga viti 2010 deri në 2013, ku kanë fituar tre tituj kampion radhazi. Bisedimet janë në fazë përfundimt­are dhe gjithçka mund të zyrtarizoh­et në fillim të javës që vjen, nëse negociatat shkojnë sipas planit. 35-vjeçari, që ka një karrierë të pasur në Kategorinë Superiore, ka qenë pjesë edhe e Teutës për një sezon, në kohën kur bregdetarë­t kishin një ekip pretendent për titull kampion (2006-2007). Në atë edicion Vrapi ishte një titullar stabël, ndërsa Teuta doli në vend të dytë me Tiranën që fitoi titullin kampion. Objektivi i drejtuesve si duket është të kthejnë në skuadër lojtarë që kanë kontribuar dhe Vrapi është një prej tyre. Endri Vrapi ende nuk ka deklaruar se e ka lënë futbollin, ndaj afrimi i tij te Teuta mund të ketë edhe një mision të dyfishtë, si një zv. trajnerloj­tar. Gjithsesi, kjo mbetet të sqarohet në ditët në vijim. Më herët, si opsion për këtë pozicion është përfolur edhe ish-mbrojtësi Erbim Fagu, i cili gjithashtu ka luajtur së bashku me Bledi Shkëmbin. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania