Panorama Sport (Albania)

Ramadani flet si kapiten: Luftëtari bind edhe në Europë

Shkodrani tregon për startin e përgatitje­ve

-

Behar Ramadani pritet të jetë kapiteni i ri i Luftëtarit për sezonin 2018-2019. Mesfushori shkodran futet në vitin e shtatë të aktivizimi­t me gjirokastr­itët dhe tashmë mund të quhet si i shtëpisë. Kontrata e 28-vjeçarit është në fuqi deri në verën e 2019-ës, ndërsa pas largimit të Orjad Beqirit, tashmë shkodrani do të jetë kapiten i ekipit. Në një bisedë për "Panorama Sport", ai flet për startin e përgatitje­ve dhe debutimin në Ligën e Europës. "Përgatitje­t e tanishme kanë vlerë të dyfishtë, sepse na japin mundësinë jo vetëm të paraqitemi sa më mirë në turin e parë, por do të na shërbejnë edhe për fillimin e sezonit të ri. Një sezon më parë filluam stërvitjen më mbrapa se të gjithë dhe kjo ndikoi negativish­t në ndeshjet e fazës së parë të kampionati­t. Sa për ndeshjen e turit të parë të Europa Ligës është herë të flasim, përderisa ende nuk dimë se me cilën skuadër do të ndeshemi. Ka ekipe shumë të forta, por gjithsesi me pak fat në short, mundet që të favorizohe­mi për të kaluar turin e parë. Luftëtari e ka për herë të parë përfaqësim­in në Europë dhe na duhet të nderojmë fanellën e kësaj skuadre. Duhet të japim maksimumin edhe për një arsye tjetër, atë të respektit që gëzojmë nga tifozëria gjirokastr­ite, por edhe përkujdesj­es nga presidenti Tavo dhe gjithë drejtuesit e klubit. Ne që jemi sot pjesë e Luftëtarit nderojmë jo vetëm veten, por edhe të tjerët nëse duam që historinë dhe traditën e futbollit të këtij qyteti ta bëjmë të njohur edhe në Europë", - deklaroi shkodrani i Luftëtarit. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania