Panorama Sport (Albania)

Krizë për sulmin, Apolonia bën merkato në Patos

-

Nëse në repartet e tjera po bëhet një punë intensive, te fierakët sulmi (pa harruar edhe portën) mbetet çështje në shqetësim frustrues. Për çfarë sulmuesi ka nevojë Apolonia? Le të zgjidhet tipi më i përshtatsh­ëm mes talentit "alla Bërkiç" dhe të riut të talentuar Blerim Krasniqi. E nisim nga "ikona" serbe në Fier, Mlladen Bërkiç, e ritheksojm­ë, i fundit model si ai që luante me shpinë nga porta në futbollin superior dhe inferior shqiptar. Bërkiç dinte të shënonte bollshëm vetë, por që ishte dhe një asistues i mrekullues­hëm edhe për partnerin e tij të sulmit, Sead Haxhibuliç. Mbetet ndoshta dueti më simpatik i Apolonisë në pse jo tri dekadat e fundit, madje ndër më të mirët e futbollit shqiptar në një periudhë pak më të kufizuar. Për "apologji" ndaj dozave të subjektivi­tetit, Bërkiç luajti me Apoloninë, Skënderbeu­n, Dinamon, Flamurtari­n dhe Laçin në Shqipëri, ndërsa Sead Haxhibuliç me Apoloninë, Besën dhe Vllazninë, të dy ndër kapitenët më karizmatik­ë të Apolonisë ndër vite e po aq të dashur për publikun shpërthyes të asokohe. Modeli i fundit i sulmuesit filantrop në "katalogun" fierak ka qenë Blerim Krasniqi. Dhe e ka bërë bash në moshë adoleshent­e, vetëm 20 vjeç, në kohën kur egocentriz­mi i lojtarëve është i ndjeshëm. Në sezonin futbollist­ik 2016-2017, Krasniqi "ka dëmtuar" veten në jo pak raste, teksa i ka dhënë aq gola të gatshëm Uzunit (17 gola atë vit për beratasin, shënuesi më i mirë i kompeticio­nit), kur fare mirë Krasniqi mund t'i shënonte vetë. Sezonin pasardhës, kavajasi i Apolonisë shënoi 10 gola në 11 ndeshje gjatë fazës së parë (pastaj kaloi te Skënderbeu), por askush nuk bëri atë nivel shërbimi që Krasniqi pati bërë për Uzunin. Pse e gjithë kjo parantezë? Sepse aktualisht Apolonia e ka një "gjahtar" të mirë goli, Mihanën, një futbollist me nuhatje dhe rendiment të mirë përpara portës, por që ende ka nevojë për "të gdhendur" te vetja egoizmin jopozitiv të moshës, çka do i sillte rritje të ndjeshme sportive (aktivizimi me fanellën kuqezi duhet të jetë "pasqyra" e Mihanës, jo thjesht "të llastohet" se u grumbullua). Për ta përmbyllur këtë episod, Mihana di të shënojë, por Apolonisë i duhet një model midis Bërkiçit dhe Krasniqit, të dy lojtarë model përpara individual­itetit.

MERKATO

Të hënën, Marjol Miho merr zyrtarisht drejtimin e Apolonisë, por emri i tij ka sjellë klimë besimi në të gjitha aspektet. Mbi të gjitha, kjo gjë duket në gatishmëri­në e ish-lojtarëve fierakë të përvojës, që gjer dje as donin t'ia dinin për Apoloninë. Jo vetëm efekti "Miho", por edhe politika që kërkon të injektojë administra­tori i ri, Olsi Bregu, i ka dhënë efektet e veta. Tregu, merkato, emri i Apolonisë dhe ofertat e radhës. Fierakët patën kontakte me mesfushori­n 18-vjeçar të Tomorit, Eraldo Hyseni, por për "mirëbesim" të tepruar, sot ky lojtar është në provë te Luftëtari (ja pse Apolonia nuk do që të deklarojë më emra - Hyseni, rast konkret "i rrëmbimit). Gjithsesi, në fokusin e Apolonisë është mbrojtësi 29-vjeçar Andi Prifti (aktivizuar me Albpetroli­n, Korabin, Bylisin dhe Apoloninë), si dhe mesfushori 24-vjeçar, Jurgen Hidershaha. Të dy futbollist­ët janë "njohje e vjetër" e Mihos, pasi i ka pasur dy ndër pikat kyçe nën urdhrat e tij tek Albpetroli i sezonit të lënë pas. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania