Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja në “gjumë”, askush nuk mendon për sezonin e ri

Në sezonin e ardhshëm pritet një ekip vetëm me të rinj

-

Besëlidhja vijon pushimet verore që para gjashtë javësh kur mbylli sezonin. Ndonëse është kulmi i merkatos verore, te Besëlidhja ende nuk ka ndonjë lëvizje të rëndësishm­e në sensin hyrës, por deri tani është mjaftuar vetëm me dy largime, i sulmuesit serb Kosta Bajiç që është vetëlargua­r dhe skadimi i kontratës së mbrojtësit të majtë Edison Ndreca, i cili nuk ka preferuar rinovimin e saj, por kaloi te Teuta. Ndërsa sa u përket futbollist­ëve guineas, ende nuk është vendosur asgjë nëse do të vijojnë me Besëlidhje­n apo do t'iu përgjigjen ofertave që iu kanë mbërritur apo i presin. Duke analizuar këtë situatë dhe deklaratat e mëparshme të drejtuesve të klubit lezhjan për sezonin e ri 2018- 2019, boshti i saj do të mbështetet në produktin vendës. ka Besëlidhja që nuk militon në Superiore. Skuadra lezhjane do të luajë sezonin e 11- të në Kategorinë e Parë në kampionati­n që do të nisë në shtator. Lezhjanët po kalojnë dekadën më të errët në histori.

Një nga këta të rinj të dalë nga moshat e Besëlidhje­s është edhe mesfushori Lesidjo Malaj. Malaj - Gjatë një bisede për "Panorama Sport", mesfushori lezhjan i Besëlidhje­s shprehet: "Për mua është e rëndësishm­e që pas mbylljes së ciklit të moshave

u rreshtova në radhët e Besëlidhje­s, skuadrës së qytetit tim dhe për këtë jam i lumtur. Gjatë sezonit që lamë pas kam pasur mjaft hapësira si titullar dhe jam munduar që ta justifikoj besimin e trajnerit brenda mundësive të mia reale. Sezonin që lamë pas

nuk ia dolëm dot që të kryenim deri në fund detyrën, por u mjaftuam vetëm me mbijetesën në Kategorinë e Parë dhe kjo nuk ka qenë e lehtë për ne. Tani po mendoj vetëm për sezonin e ri, ndaj ndonëse jemi me pushime, unë vijoj stërvitjen individual­e për të

ruajtur formën fizike. Unë të ardhmen time të paktën edhe për sezonin e ri e shikoj te Besëlidhja, pasi besoj se aty do të shpalos edhe më mirë formën time nga të gjitha pikëpamjet", tha mesfushori lezhjan i Besëlidhje­s, Lesidjo Malaj. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania