Panorama Sport (Albania)

Elbasani, një ekip me trajnerë

ga lirjan ile te entjan Stojku, ja kush janë 1 "timonierët" e njohur elbasanas

- VLADIMIR MEMA

Elbasani aktualisht ka shumë "halle" dhe duket herët për të folur për organizimi­n e klubit. Mirëpo, ditët do kalojnë dhe në klub duhet të mendojnë seriozisht për edicionin e ardhshëm, që nga trajneri, ashtu edhe te lojtarët që do të jenë pjesë e skuadrës. Për sa i përket "timonierit", kontrata e Eriol Merxhës ka mbaruar me përfundimi­n e kampionati­t dhe ky post aktualisht mbetet vakant. Nuk kanë dalë emra në skenë, por shanset më të mëdha janë që Merxha të vijojë të jetë në krye të klubit, por nëse do të ketë ndryshim, sërish trajneri do të jetë "autokton".

EMRAT

Elbasani është një qytet që nuk vuan për trajnerë, teksa një pjesë e mirë e ish-futbollist­ëve në të kaluarën kanë marrë licencën e duhur për të trajnuar një skuadër në Kategorinë e Parë. "Panorama Sport" sjell ekskluzivi­sht trajnerët e qytetit të Elbasanit, të cilët kanë mundësi teor- ike për të qenë në krye të klubit, edhe pse jo të gjithë mund të pëlqehen nga klubi apo të kenë dëshirë për të marrë në dorëzim të drejtojnë një skuadër me probleme. Gjithsesi, momentalis­ht në Elbasan janë katër trajnerë që kanë marrë licencën "Uefa Pro", shkallën më të lartë të licencimit në vend. Bëhet fjalë për Ilirjan Filen dhe Muharrem Dostin, të dy ish-trajnerë të Elbasanit, Ferdinand Bilalin, ish-futbollist i verdhebluv­e dhe Arjan Kilën, aktualisht trajner i U-19 të Elbasanit. Përpos këtyre teknikëve që kanë marrë këtë licencë, në Kategorinë e Parë mund të drejtosh edhe me "Uefa A", të cilët praktikish­t kanë mundësi të marrin në dorëzim "çelësat" e pankinës elbasanase. Duke nisur nga Shkëlqim Lleshanaku, Besnik Bashaliu, Eriol Merxha, Egert Kuçi, Mardian Kacollja, Arbian Tirana, Florenc Kushi, Mikel Cenaj apo edhe Gentian Stojku që ka shëtitur në shumë skuadra dhe ka fituar eksperienc­ë në drejtimin e ekipeve në Kategorinë e Parë. Edhe pse lista është e gjatë, njëri prej tyre pritet të jetë në krye të pankinës verdheblu për sezonin e ardhshëm. Elbasani ia ka besuar gjithnjë pankinën një elbasanasi gjatë viteve të fundit dhe pritet që kjo traditë të ruhet edhe për këtë vit. Me sa duket, kur skuadra ka probleme, të vetmit që i gjenden pranë janë vetë trajnerët nga qyteti i Elbasanit. Skuadra verdheblu kaloi sezonin më të vështirë në historinë e vet, duke luajtur në Kategorinë e Dytë një vit më parë, por ia doli që të rikthehej sërish në të Parën pas vetëm një viti. Të gjithë janë me sytë nga drejtuesit për të mësuar se çfarë do të ndodhë me skuadrën e sezonit të ri. Pritet që të ketë ndryshime edhe në ekip të afrohen lojtarë cilësorë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania