Panorama Sport (Albania)

Trajneri i Besës: Kemi mëshiruar ekipet me emër

"Shënonim mbi tre gola në çdo ndeshje, brez i artë"

- FERIZ FERIZAJ

Të drejtosh moshat sot në Shqipëri së pari duhet të jesh edukator, psikolog, prind dhe pastaj trajner. Këto virtyte i mishëron më së miri trajneri i Besës U- 17, Ilirjan Berati dhe ky ishte çelësi i suksesit. Falë kësaj fryme, Besa u shfaq ekipi më Fair- Play, duke u ndëshkuar më pak se të gjithë. Nën drejtimin e tij, djelmoshat kavajas 17vjeçarë mundën këdo që u doli para dhe rrëmbyen tre trofe, titullin e Grupit, Kupën e Shqipërisë dhe titullin kampion për U-17 në Superiore. Berati e stërviti dhe e drejtoi i vetëm ekipin gjatë të gjithë sezonit. Në një intervistë për gazetën "Panorama Sport", Berati flet për suksesin e sezonit të kaluar dhe një leksion për ekipin e parë që dështoi në mënyrën më spektakola­re gjatë kampionati­t të fundit.

E kishit menduar se Besa U- 17 nën drejtimin tuaj do fitonte 3 trofe?

Të jem i sinqertë, në startin e sezonit jo, nuk e kisha menduar. Kjo pasi ekipi U17 që unë drejtoj përbëhej nga lojtarët që gjeta në grup, por më pas afrova disa të tjerë si Meçja apo Meraj. E nisëm me barazim në Kavajë dhe vetëm pas 4 javësh kuptova se me këtë grup mund të shkonim lart. Ajo që çmova që në start ishte edukata, harmonia, dëshira për t'u stërvitur e gjithë grupit dhe këto cilësi nisa t'i kultivoj më shumë çdo ditë.

Dhe kur u bindët se objektivi për t'u shpallur kampion mund të arrihej?

Pas javës së 7- të kur ekipi nisi të mundte çdo rival. Konstatova me kënaqësi se futbollist­ët kishin thithur 100 për qind idetë dhe këshillat e mia dhe pashë që kundërshta­rët nuk na ndalnin dot. Këtu dua të theksoj faktin se gjykimi te moshat këtë sezon ka treguar rritje e profesiona­lizëm. Nëse shihni fitoret tona jashtë, kuptoni se u luajt futboll Fair- Play kudo. Mjafton t'u përmend Flamurtari­n që zuri vendin e dytë dhe doli në gjysmëfina­le, të cilin e mundëm 5- 0 në Kavajë dhe po kështu pësuam vetëm një humbje deri në prill në Gjirokastë­r 0- 1 dhe në fund të sezonit në Durrës kur kishim sigu-

ruar titullin.

Në fillim fituat Kupën e Shqipërisë dhe më pas dy trofetë e tjerë. Cili ishte çelësi i suksesit të kësaj skuadre?

Pa bërë modestin, nuk e diskutoja fitimin e Kupës së Shqipërisë përballë Internacio­nalit.

Madje, prisja lojë dhe gola më të shumtë nga ekipi im. Prezenca e qindra tifozëve kavajas në Kamzë dhe fakti se luanin finalen, bëri që lojtarët të mos shfaqeshin në 100 përqindësh­in e tyre. Ndërsa, për titullin për asnjë moment

nuk e diskutuam dhe flasin vetë shifrat. Rrallë ka ndodhur që një ekip të ketë shpëtuar pa i shënuar mbi 3 gola brenda dhe jashtë. Dhe, për më tepër kemi pësuar më pak se të gjithë. Edhe ato gola herë- herë të toleruar nga ne. Ekipe me

traditë si Flamurtari, Skënderbeu, Teuta e tjera qëndronin shumë poshtë talentit të lojtarëve të mi. Me pak fjalë titulli e kishte "shtëpinë" në Kavajë.

Dhe në fund, titulli në finalen ndaj Vllaznisë, çfarë prisni në të ardhmen?

Vllazninë në fakt e prisja më të fortë. Nuk dyshoja te fitimi i titullit, por prisja rezultat më të ngushtë. Por, si duket çunat ishin mësuar vetëm me 3 gola e sipër (qesh). Për të arritur në finale mundëm në gjysmëfina­le Tiranën, kryesuesen e grupit

tjetër. Flamurtari­n po e patëm në grup dhe duke mundur Vllazninë treguam se ishim më të mirët dhe më të fortët. I gjithë ky sukses nuk mund të vinte pa ndihmën e kryetarit të Bashkisë, Isa Sakja, presidenti­t të klubit, Nexhat Bizhdili dhe mjaft donatorëve dashamirës, të cilët i falënderoj, pa harruar edhe tifozët e mrekullues­hëm kavajas. Së fundi, apeloj trajnerët e Kombëtares së moshave t'i hedhin sytë nga këta talente dhe po ashtu Besës t'i mbajë, motivojë e mbështesë si një brez vërtet i artë.

 ??  ?? Besa U-17, kampione e këtij sezoni
Besa U-17, kampione e këtij sezoni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania