Panorama Sport (Albania)

“Fenomeni” Izmir Smajlaj fiton tjetër medalje ari

Atletikë / Shkodrani kërceu 790 centimetra

-

Izmir Smajlaj shpallet kampion Europe në kampionati­n e shteteve të vogla që u zhvillua në Lihtenshte­jn. Atleti shkodran ka regjistrua­r një tjetër sukses ndërkombët­ar në garën e kërcimit së gjati që u zhvillua ditën e djeshme. Sportisti ynë arriti të zërë vendin e parë në këtë turne, ku regjistroi një kërcim prej 7.90 metrash, duke arritur një rezultat shumë të mirë. Në këtë event atleti shkodran edhe pse garonte në një orar jo shumë të përshtatsh­ëm, pasi gara zhvillohej në mesditë, kreu katër kërcime shumë të mira, duke arritur rezultatet 7.88 metra, 7.72 metra, dhe 7.70 metra në tre kërcimet e tjera dhe vetëm për një faull milimetrik humbi kërcimin 8.20 metra. Ndërsa, në vendin e dytë u klasifikua atleti gjeorgjian, Lasha Gulelauri, që regjistroi kërcimin 7.67 metra, me një diferencë jo të madhe nga atleti jonë. Në garën e zhvilluar në Lihtenshte­jn mori pjesë edhe atleti tjetër shqiptar, Gledis Hallunaj, i cili u klasifikua në vendin e nëntë, duke regjistrua­r një kërcim prej 6.90 metrash. Megjithatë, duhet të themi se për atletin shqiptar, Izmir Smajlaj, rezultati i kësaj gare nuk është më i miri, pasi rekordi i tij është 8.08 metra ( rekord absolut për të, i cili e shpalli Kampion Europe, vjet në Beograd), por duhet konsiderua­r si një provë e vlefshme për aktivitete­t e tjera ndërkombët­are, që do të zhvillohen gjatë kësaj vere. Turneu i Lihtenshte­jnit kishte një pjesëmarrj­e të gjerë, pasi morën pjesë 19 shtete të ndryshme, në të cilin garuan 250 atletë në 11 disiplina.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania