Panorama Sport (Albania)

Shqipëria barazon 2-2 në miqësoren me Malin e Zi

-

Skuadra përfaqësue­se e Shqipërisë zhvilloi ditën e djeshme në orën 19 takimin miqësor kundër skuadrës së Malit të Zi, takim, i cili përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2. Ndryshe nga takimi i para tri ditëve, skuadra kuqezi zhvilloi një ndeshje më të mirë sidomos në fazën sulmuese, ku arriti të gjejë dhe dy herë rrugën e rrjetës. Skuadra që drejtohet nga Armir Grima arrin kështu të marrë një rezultat pozitiv përballë Malit të Zi, pasi në dy takimet e mëparshme të luajtura kundër rivalëve fqinj, Shqipëria kishte regjistrua­r dy humbje. Ndeshja - Vajzat kuqezi kërkojnë të lënë pas zhgënjimin e tri ditëve më parë ku u mundën nga i njëjti rival dhe e nisin menjëherë ndeshjen me sulme të shumta dhe janë më të qartë në lojë se skuadra e Malit të Zi. Në minutën e 4- t skuadra e

Armir Grimës gjen golin, pasi Muja tregohet e saktë para portës dhe kalon Shqipërinë në avantazh. Ekipi vendës nuk pajtohet me këtë rezultat dhe në të 27-ën barazon rezultatin më Stanoviç. Por, barazimi do të zgjasë vetëm 4 minuta, pasi në të 31-ën Lulaj kalon përsëri Shqipërinë në avantazh, e më pas vajzat kuqezi shkojnë në pushimin ndërmjet pjesëve me avantazhin 2-1. Pjesa e dytë nuk nis mirë për Shqipërinë, pasi skuadra zbret në fushë disi e përgjumur dhe Mali i Zi përfiton duke barazuar rezultatin në të 48-ën me anë të Bulatoviç. Skuadra jonë luan mirë dhe tenton në disa raste për të gjetur golin e tretë, por rezultati nuk ndryshon dhe të dyja skuadrat ndahen në paqe. Konica, Rrahmani, Bajraktari, Muja, Gjergji, Hamidi, Doci, Mustafa, Lulaj, Gjini, Franja. Trajner: Armir Grima

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania