Panorama Sport (Albania)

Zgjohet Fetel, “pole position” në pistën e Kanadasë

Gjermani optimist, britaniku duket i dorëzuar

- Përgatiti: ARTIN LLESHAJ

Sebastian Fetel domi non provat kuali fikuese për Çmimin e Madh të Kanadasë dhe regjistron kështu "pole" për herë të katërt në këtë sezon, duke bërë që për herë të parë pas 17 vitesh një makinë Ferrari të niset e para në garën e Montrealit. Gjermani e mbylli kualifikue­sen e tretë me një kohë të shkëlqyer 1' 10" 764, duke mbajtur pas vetes Mercedesin e Botas, që do të niset i dyti. I treti u rendit Vershtapen, që u duk në një ditë shumë të mirë me Red Bullin e tij. Ndërsa kampioni Ljuis Hamilton nuk shkoi më shumë se vendi i katërt në provat kualifikue­se. Në vendin e pestë dhe të gjashtë do të nisen respektivi­sht Raikonen dhe Riçardo. Mbyllen kështu provat kualifikue­se, që panë një Ferrari në një rritje konstante duke marrë një sukses në një pistë jo shumë fatsjellës­e për ta.

Flet Fetel - Në përfundim të garës, piloti gjerman shumë i lumtur për rezultatin e arritur, u shpreh: "Të arrish një 'pole' këtu me Ferrarin ka një domethënie të veçantë, pasi është një cirkuit që mban emrin e një piloti legjendar të Ferrarit si Zhak Villnëv dhe është diçka fantastike për ne dhe tifozët. Të premten nuk isha shumë i kënaqur, ndërsa sot ( dje) ndryshova ritëm dhe jemi optimist", deklaroi Fetel.

Flet Hamilton - Pas provave, piloti britanik nuk u duk aspak i kënaqur me rezultatin e arritur, duke u shprehur kështu: "Përdorimi i motorit të vjetër nuk luajti aspak rol për mua në këto prova, problemi është se nuk arrita të përfundoj një xhiro ashtu si duhej. Ishte një ditë jo e mirë për mua dhe vendi i katërt në këtë pistë e bën disi të vështirë fitoren në garë", përfundoi Hamilton.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania