Panorama Sport (Albania)

Golden Stejt e pamëshirsh­me, konfirmohe­t kampione e NBA

Klivlend dorëzohet, Xhejms i jep lamtumirën

-

"Uarriors" janë të jashtëzako­nshëm, nuk njohin rivalë dhe shpallen kampionë, duke arritur triumfin e tretë në katër vitet e fundit në NBA. Kështu, Golden Stejt bëhet skuadra e parë që e fiton titullin dy herë radhazi që nga viti 2013. Në ndeshjen e djeshme arritën të fitojnë me rezultatin 108-85 në fushën e Klivland dhe i mbyllën ndeshjet finale me rezultatin e thellë 4-0. Kështu, kampionët vazhdojnë të korrin suksese të njëpasnjës­hme, duke mos ditur kurrë të ndalen. Ndërsa "Mbreti" Xhejms, që me shumë mundësi luajti ndeshjen e fundit me "Kavaliers", nuk ishte në një mbrëmje të mirë dhe deklaroi se kishte luajtur me dhimbje të mëdha në dorë nga një dëmtim i pësuar në ndeshjet e kaluara. Flet Kërri - Në përfundim të ndeshjes ku u kurorëzua kampion, Kërri u shpreh: "Është një ndjesi e ndryshme nga herët e kaluara, jemi shumë entuziastë dhe mes nesh në këto momente ka shumë eufori, sepse ka qenë një sezon tepër i vështirë për ne dhe çdo vit bëhet akoma më i vështirë. Kemi pasur një sezon jo të mirë, pasi nga 17 takime të sezonit të rregullt ne humbëm 10 të tilla dhe kjo gjë e bën të pabesueshm­e suksesin tonë. Pa harruar dhe dëmtimet e shumta që na kanë shoqëruar gjatë gjithë sezonit, ne nuk u dorëzuam kurrë ndaj dhe ky triumf ka një shije të veçantë", deklaroi Kërri pas përfundimi­t të takimit që kurorëzoi "Uarriors" kampion të NBA-së.

Flet Xhejms - Pas takimit, i zhgënjyer nga rezultati, Xhejms deklaroi: "Që nga ndeshja e parë po luaj me një frakturë në dorë, nuk po e them për t'u justifikua­r, por emocionet e ndeshjes së parë më përfshinë totalisht dhe më pas kam luajtur me dorën e thyer", tha "Mbreti" Xhejms, që në ndeshjen e parë goditi me grusht një tabelë në dhomat e zhveshjes, duke dëmtuar rëndë dorën. Ndërsa, më pas Lebron Xhejms flet për të ardhmen e tij ku shprehet: "Kishim një sezon me shumë luhatje dhe mund ta konsideroj­më pozitiv arritjen në finale, rikthimi te Klivland ishte një ëndërr që u realizua për mua, por tani nuk e di se si do të shkojnë gjërat", përfundoi Xhejms, duke lënë të hapur mundësinë e një largimi të mundshëm nga Klivland.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania