Panorama Sport (Albania)

Telenovela Real-Ronaldo spostohet edhe në Rusi

Reali përgatit ofertën e re, 32.5 mln në vit

-

Reali i Madridit provon të riniset. Sipas "Cadena Ser", kampionët e Europës janë gati për të bllokuar largimin e Kristiano Ronaldos pas fjalëve të tij të lamtumirës pas finales së Ligës së Kampioneve: oferta parashikon një rrogë bazë prej 25 milionë eurosh në neto në sezon, plus bonuset e ndryshme, për të detyruar lojtarin më të mirë të skuadrës që të ndryshojë mendje dhe qëndrojë në "Bernabeu", edhe pse tashmë ka mbushur 33 vjeç. Dhe shifra e rrogës bazë prej 25 milionë eurosh mund të shkojë deri në 32.5 milionë bashkë me bonuset. Dy milionë janë për fitoren në Champions, 1.5 milionë për triumfin në kampionat, 1 milion për suksesin në Kupën e Mbretit, 1 milion për fitoren e çmimit më të mirë të Lojtarit të FIFA-s, 1 milion për "Topin e Artë", 0.5 milion për trofeun e "Këpucës së Artë" dhe gjysmë milioni për koleksioni­min e një numri minimal ndeshjesh. Pavarësish­t se portugezja "Record" e quan një kapitull të mbyllur largimin e futbollist­it nga Madridi pas Botërorit, madrilenia "Marca" e përforcon gjithashtu lajmin. Presidenti Florentino Perez është i përgatitur për çdo skenar të mundshëm, pavarësish­t se do të lëvizë çdo gur për ta mbajtur legjendën e "Los Blancos", por në frontin tjetër po punohet edhe për planin B, Nejmarin. Sipas së përditshme­s spanjolle, të premten e shkuar në Liverpul (ku u luajt miqësorja mes Brazilit dhe Kroacisë), pati një takim

mes drejtuesve të Realit dhe menaxherëv­e të sulmuesit brazilian. Futbollist­i më i shtrenjtë në historinë e futbollit dëshiron të largohet nga PSGja, por francezët kërkojnë të paktën 250 milionë euro pas 222 milionëve që shpenzuan verën e shkuar për ta transfer-

uar nga Barcelona. Dhe përfshirë edhe rrogën brenda, operacioni i rikthimit të "O Ney" në Spanjë mund të shkojë deri në 350 milionë euro. Mesa duket, në ditët e nxehta të Botërorit rus, në shtëpinë e luzitanëve do vazhdojë të flitet edhe për merkato...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania