Panorama Sport (Albania)

Salah: Në fillim më bëri të qaj, tani po më bën të qesh

Vazhdojnë polemikat në distancë me Ramosin

-

Pikësëpari, Mohamed Salah është mirë dhe dëshiron që të luajë pas pak ditësh në Rusi. Së dyti, Ramos nuk është falur ende. Të paktën në jo gjithçka. Sulmuesi egjiptian i Liverpulit, i dëmtuar në shpatull në mbrëmjen e mallkuar të Kievit, në të cilën u lëndua pas ndërhyrjes së mbrojtësit spanjoll, ka folur për herë të parë për incidentin e finales së Championsi­t në një intervistë për spanjollen "Marca": "Tani jam më mirë. Shpresoj të luaj ndeshjen e parë të Botërorit kundër Uruguait, por gjithçka do të varet sesi do të ndihem përpara sfidës kundër amerikanoj­ugorëve. Momenti i dëmtimit ishte më i rëndi në karrierën time. Kur u rrëzova në tokë, provova një përzierje dhimbjeje dhe frike, por edhe zemërim dhe trishtim që nuk mund të vazhdoja dot të luaja finalen e Ligës së Kampioneve". ZEMËRIM DHE IRONI - Finale që Liverpuli e humbi 3-1 përballë kampionëve në fuqi të Europës dhe ishte momenti i nisjes së një periudhe të errët për 25- vjeçarin, i cili deri në vërshëllim­ën e parë të ndeshjes konsideroh­ej madje favorit për të fituar "Topin e Artë". Por gjithçka u bë pluhur e hi pas asaj ndërhyrjej­e të Ramosit: "A ishte një faull normal loje? Nuk e di, ndoshta. Ai thotë se unë e kapa prej një krahu dhe ai u dëmtua me tjetrin? Është argëtuese.

Thotë se mjaftonte një injeksion për të vazhduar lojën në pjesën e dytë? I përgjigjem se gjithçka shkon mirë kur të bën për të qarë në fillim, pastaj të bën të qeshësh. Ndoshta mund të më thotë gjithashtu se do jem gati për Botërorin. Ramos më dërgoi një mesazh, e vërtetë, por unë nuk iu përgjigja kurrë se jam mirë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania