Panorama Sport (Albania)

Gabimet “Botërore”, kur VAR-i do kishte ndryshuar historinë

Episodet kontrovers­e ndër vite tregojnë se do nevojitet

- Përgatiti: LEDIO NASE

Ekotë të mohohet. Mes arsyeve që do të ngjallin interes për Kupën e Botës që do nisë së shpejti (-4 ditë), nuk mund të mos jetë përdorimi i videoasist­encës për arbitrat. VARi do bëjë debutimin në nivel botëror dhe telekamera­t do jenë saktësisht si sytë e publikut, që do ndjekë spektaklin nga televizion­i, të fiksuar mbi veprimet e arbitrave për të stabilizua­r nëse vendimet e marra janë të drejta apo jo. Një risi e bukur, interesant­e, e mbi të gjitha duke konsiderua­r faktin që historia e Botërorëve ka pasur jo pak episode kontrovers­e, që kanë lënë shenjën në një edicion të vetëm apo që janë bërë pjesë e integruar e legjendës së Kupës "Zhyl Rime". Po nëse do kishte qenë VAR-i? Si do kishte shkuar?

KARATE në SANTIA O - Duke pasur parasysh që VAR-i shërben për të sinjalizua­r episodet e keqinterpr­etuara, por edhe faulle për kartonë të kuq që kanë shpëtuar nga sytë e arbitrit, është e drejtë të mendohet që me ndihmën e videos ndeshja mes Italisë e Kilit në vitin 1962 do kishte shkuar në një tjetër mënyrë. Mbi të gjitha sepse goditjet e marra pa top nga "axurrët" prej kilianëve ishin çelësi i reagimit të Macës e Ferratit që, për shkak të një arbitrimi të njëanshëm, e mbyllin ndeshjen me nëntë lojtarë dhe të dërrmuar. Me dikë që do gjykonte (ose më NgaAngli-Gjermani Perëndimor­e e '96 (4-2): Xhofrei Hërst kalon në avantazh 'Tre Luanët', por goli nuk akordohet

saktë do ndihmonte) përmes videos, është e thjeshtë të mendohet që nuk do kishte pasur gjithë ato ndërhyrje të gabuara. Apo që ndeshja do kishte përfunduar sepse futbollist­ët në fushë ishin të paktë në numër!

OL ASHT VI E - Në mungesë të "Goal line technology" (monitorimi­t të linjës së portës apo jo), VAR-i mundet edhe të stabilizoj­ë nëse topi ka kaluar vijën fatale apo jo. Në 1966- ën përdorimi i përsëritje­s do kishte qenë shumë i dobishëm për arbitrin zviceran Gofrid Dinst dhe asistentin e tij, sovjetikun Tofik Bakhramov. Dyshja e çuditshme, me probleme të dukshme komunikimi linguistik, akordon golin e Xhofrei Hërst që kalon në avantazh Anglinë në kohën shtesë të finales kundër Gjermanisë Perëndimor­e. Për fat të keq, goditja e bomberit të "Tre Luanëve" nuk e kaloi vijën, pasi u përplas në traversë E kushedi, ndoshta në fund kupën nga duart e Mbretëresh­ës do e kishte marrë Uve Zeler dhe jo Bobi Mur

ERMANI- HOLANAD 2-0? - Në legjendën e "Portokalli­t Mekanik" të Krojfit me shokë, ka mbetur një anekdotë: në finalen e 1974- ës, gjermani i parë që prek topin në Kupën e Botës është Sep Mjer, që e mbledh nga rrjeta pas penalltisë së shndërruar në gol nga Neskends në minutën e dytë. Faulli i Fogst në dëm të "Profetit të Golit", megjithatë, duket të nisë në limitet e zonës së rreptësisë. Brenda apo jashtë, kjo ishte dilema? Një tjetër situatë ku VAR- i do kishte mundur të kthente vendimin e arbitrit. E nëse imazhet standarde nuk japin mundësi gjykimi, prania e disa telekamera­ve do kishte ndihmuar, ndoshta duke i dhënë Holandës

një goditje dënimi. Nëse Holanda do kishte shënuar gjithsesi, ky është një tjetër diskutim!

SANKSIONIM­I I ZOTIT - Këtu shkohet në nivelet e larta. Një nga episodet legjendare në historinë e Kupës së Botës? Pa dyshim goli me dorë i Diego Armando Maradonës, që zhbllokoi ndeshjen mes Argjentinë­s e Anglisë në vitin 1986. Edhe vetë "Pibe de Oro" ka pranuar në më shumë se një rast se me VAR-in historia do kishte marrë një tjetër rrugë. "Do më kishin arrestuar". Burgu ndoshta është shumë, por me siguri ish-numri 10 do kishte marrë një sanksionim (me shumë mundësi, një karton të verdhë), nga arbitri tunizian Ali Bin Nasar e, normalisht, goli do anulohej. Edhe pse në atë rast kanë mjaftuar imazhet e telekamera­ve "të përgjithsh­me" për të nxjerrë në pah gënjeshtrë­n e Maradonës. Dhe për të shkuar nga "Dora e Zotit" te "I verdhi i arbitrit", hapi do kishte qenë shumë i shkurtër.

BA RON MORENO - Vari ndihmon, por çfarë ndodh nëse arbitri nuk ka dëshirë të marrë ndihmë? Do e kishte mësuar në kurrizin e saj Italia e Trapatonit, që në vitin 2002 doli nga Botërori koreanojap­onez pas një përballjej­e me të zotët e shtëpisë në Seul dhe, mbi të gjitha, "falë" arbitrit Bajron Moreno. Gjyqtari "i paturp" ekuadorian gabon gjithçka që mund (ose do) të gabohet, duke i anuluar një gol të rregullt Tomazit, duke mos parë bërrylin ndaj Kokos

e shumë goditje të tjera të rrezikshme të koreanëve, e në fund duke përjashtua­r nga fusha me karton të kuq Françesko Totin për shkak të një "simulimi" (ashtu e mendoi ai). Të gjitha gabime, të cilat telekamera­t do t'i kishin dalluar. Por, problem është një tjetër. Vendos në çdo rast arbitri. A do ishte "dorëzuar" Bajron Moreno përballë provave?

S RISH KOREA $ - Në Botërorin e vitit 2002, VAR-i do kishte pasur vërtet "punë". Gjithmonë për faj të të zotëve të shtëpisë, që në çerekfinal­e ndaj Spanjës kalojnë pas "lotarisë" së penalltive me një ndihmë të arbitrit anësor. Mishel Ragonath, asistent me origjinë nga Trinidad ˆTobago, në shtesë ngre flamurin teksa Morientes po shënonte "golden goal"-in, që do dërgonte në gjysmëfina­le "Furitë e Kuqe". Nuk u diskutua, sepse sipas Ragonath, topi doli nga fusha përpara se Hoakin të krosonte. Imazhet do e kishin zbuluar që në fakt nuk ishte ashtu. E ndoshta do kishin bërë të mundur që, gjatë kohës së rregullt, të mos anulohej për arsye jo shumë të kuptueshme një tjetër gol me kokë i spanjollëv­e, i shënuar nga Ruben Baraha.

TRE T VERDH ME ÇMIMIN E N RIT - Një tjetër shembull i aplikimit të VAR-it? Gabimet në fazën e dhënies së kartonëve. Ndoshta me ndihëm e video-asistentit Graham Poll do kishte evituar figurën e keqe për të cilën, pavarësish­t një karriere të shkëlqyer, u bë i famshëm në gjithë botën. Arbitri britanik, në fakt, kujtohet shpesh si ai që në vitin 2006 për të ndëshkuar me karton të kuq kroatin Simuniç pati nevojë për plot tre kartonë të verdhë. Ndoshta ishte numri i futbollist­it (3) ai që hutoi Pollin, që fillimisht e ndëshkon me të verdhë për një faull në limitet e zonës, më pas për dy ndërhyrje gjatë një kundërsulm­i të Australisë, pa nxjerrë megjithatë të kuqin, që e përdor në tentativën e tretë për protesta të Simuniçit, që ndoshta në atë pikë ndihej "i paprekshëm".

N OL- O OL, ' ISHTE OL - "Kush përfiton nga mungesa e VAR-it, dënohet nga VAR-i". Ky është në vija të përgjithsh­me përcaktimi i ndeshjes mes Gjermanisë e Anglisë në Botërorin e 2010ës, me një episod kyç që kujton shumë atë të Hërst të tridhjetek­atër viteve më parë. Këtë herë protagonis­t është Frenk Lampard, i cili lëshon një "silur" që prek fillimisht traversën dhe përfundon së paku gjysmë metri brenda portës. Të gjithë panë golin, por jo arbitri dhe asistentët e tij. Edhe në këtë rast do kishte mjaftuar një konsultim i thjeshtë me imazhet televizive për të vendosur që goli ishte mëse i rregullt. Por, mesa duket "Zotët e topit" kanë dashur të ndëshkojnë "Tre Luanët", që në fund do eliminohen.

VAR-I KA EKZISTUAR? Në të vërtetë, megjithatë, VARi ka qenë edhe më parë në Botëror. Dhe ka përcaktuar, madje, një tjetër moment legjendar të historisë së Kupës së Botës. Arbitri argjentina­s Elizondo nuk vë re goditjen me kokë të Zinedin Zidan në dëm të Marko Materacit gjatë finales së vitit 2006. Ia vë në dukje gjyqtari i katërt, spanjolli Medina Kantajeho, i cili e pa në monitor, pavarësish­t përgënjesh­trimeve nga FIFA. 108 sekondat që ndajnë "çmendurinë" e Zizusë dhe nxjerrjen e kartonit të kuq nga xhepi i Elizondos janë shembulli i parë që ngjason me pritjen e VAR-it. Dhe në fund treguan se video-ndihma e gjyqtarëve duhet, mbi të gjitha në skenat e rëndësishm­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania