Panorama Sport (Albania)

Dorëzohet Jonghong Li, shet të Milanit

" lliot" përgënjesh­tron takimet me Maldinin dhe Marotën

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Teksa dje ka ardhur zyrtarizmi i lajmit se EFA do të zbardhë vendimin për ndëshkimin e Milanit më datë 19 qershor, në Kinë diskutohej shitja e një pjese të klubit. Sipas "Corriere Della Sera", Jonghong Li në pamundësi për të gjetur financues, i është dorëzuar idesë për të shitur disa aksione kuqezi. Për të qenë të saktë, bëhet fjalë për rreth 30 për qind të kuotës së tij. Siç raporton i njëjti burim, presidenti kinez i "Djallit" ka gjetur edhe ortakun e ri, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende. Manjati nuk dëshiron në asnjë mënyrë që klubi të përfundojë në duart e "Elliot"- it dhe për këtë arsye kërkon ndihmën e një ortaku që do t'i japë më pas kohë për të shlyer fondin amerikan. = ëllimi kryesor është respektimi i afateve dhe në rast se Mr. Li paguan 32 milionë euro deri në fund të muajit, atëherë "Elliot" do të duhet të presë deri më 15 tetor për të arkëtuar 303 milionë euro që i ka huazuar kreut kinez të Milanit.

ELLIOT - Paolo Maldini dhe Xhuzepe Marota nuk janë kontaktuar kurrë për të punuar te Milani në rast se klubi do të përfundont­e në duart e "Elliot"-it. Lajmin e ka konfirmuar vetë fondi amerikan, që në një deklaratë për agjencinë e lajmeve "ANSA", ka saktësuar seC "Mohojmë të kemi pasur kontakte me këdo

për role drejtuesis­h te Milani". Sipas të njëjtit burim, grupi amerikan i investimit ka respektin maksimal për drejtuesit aktualë të Milanit, të cilëve u kanë besuar drejtimin e shoqërisë në momentin që pranuan t'i huazonin para Jonghong Lisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania