Panorama Sport (Albania)

Vanda Nara përdor Juven për 9 mln €, Interi mezi pret firmën e Ikardit

Bashkëshor­tja menaxhere rrit presionin ndaj zikaltërve

-

Inter-Ikardi, kontaktet kanë nisur. Gjatë ditëve të kaluara ka pasur një telefonatë me menaxherët e 25-vjeçarit argjentina­s, madje është fiksuar një takim për të diskutuar rinovimin dhe modifikimi­n e kontratës. Ndoshta edhe përpara gjysmës së korrikut, kohë pas së cilës klubet e Europës nuk do kenë më si mundësi pagesën e klauzolës 110 milionë euroshe. Përgjegjës­it e merkatos së zikaltërve u kanë bërë të kuptojnë bashkëpunë­torëve të Vanda Narës, bashkëshor­temenaxher­es së Mauros, se ndihen të qetë në frontin e "Fair Play Financiar", se kanë nisur rrugën e duhur për të mbledhur 45 milionë eurot në plusvalenc­a, që do evitonin sanksionim­e të UEFA-s.

OFERTA DHE KËRKESA - Interi është gati të ulet në bisedime. "Suning" është gati t'i ofrojë Vanda Narës një akord deri në 2023-shin me pagë 6,3 milionë euro fikse në sezon, plus bonuse të lehta për t'u arritur. Në linja të përgjithsh­me Mauro do përfitojë deri në 7,5-8 milionë në vit. Kërkesa e Vandës i

afrohet 9 milionëve në sezon dhe gjetja e një pikëtakimi nuk duket e vështirë. Mes së hënës dhe së martës pritet të ketë lëvizje në klubin zikaltër dhe do të diskutohet edhe për klauzolën: Interi do kërkojë ta heqë ose ta rrisë në 150 milionë euro. IKARDI-HIGUAIN - Po çështja e shkëmbimit Higuain-Ikardi? Nga Mi-

lano sigurojnë se nuk kanë pasur asnjë kontakt me bardhezinj­të, teksa menaxherja Nara mendohet se po shfrytëzon Juven për të marrë miratimin zikaltër për 9 milionë eurot e pretenduar­a. Një ofertë prej 50 milionë eurosh plus "Pipita"-n nuk do të mjaftonte, ndaj nëse "Zonja" e ka seriozisht, atëherë duhet të bëjë lojën e rëndë të milionave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania