Panorama Sport (Albania)

Brazil “fenomenal”, Ronaldo i jep Botërorin

"Seleçao" ngriti në qiell trofeun e pestë në histori

-

Kupa e Botës në Kore dhe Japoni tregoi një futboll në transformi­m, ku skuadrat e mëdha nuk ishin edhe aq të mëdha dhe skuadrat e vogla treguan se nuk kishin mbetur të vogla. Kështu, përveç Brazilit, që në fund iu gëzua trofeut të pestë të Kupës së Botës, skuadrat e tjera të ashtuquajt­ura të mëdha dhanë dorëheqjen shumë shpejt nga ky turne. Ra në sy eliminimi që në turin e parë i Francës. Kampionët e botës në fuqi jo vetëm që treguan një futboll aspak spektakola­r dhe larg atij të shpalosur në Botërorin shtëpiak katër vite më parë, por skuadra e drejtuar nga Roxher Lemerr nuk arriti të shënonte qoftë edhe një gol në këtë kompeticio­n. Argjentina

Pak a shumë të njëjtin fat ka pasur edhe Argjentina, e cila erdhi në Botëror me shumë pretendime, por u eliminua që në fazën e grupeve. Ndërsa ekipet surprizë të Kupës së Botës kanë qenë pa dyshim skuadra përfaqësue­se amerikane dhe Turqia. Amerikanët kaluan në 1/ 8-at finale, duke mundur në ndeshjen e fundit pikërisht Portugalin­ë, e cila kishte ardhur në Botëror për të shkuar të paktën deri në ndeshjet gjysmëfina­le. Ndërsa Turqia, pas një humbjeje aspak të merituar në takimin e parë përballë Brazilit, arriti të shkonte deri në gjysmëfina­le, ku do të përballej sërish me skuadrën e "Seleçaos".

Sytë te faktori "R" Natyrisht, sytë e të gjithë tifozëve, sportdashë­sve dhe gazetarëve u përqendrua­n te treshja e "R"-ve të Brazilit, Rivaldo, Ronaldo dhe Ronaldinjo, pa harruar këtu edhe Roberto Karlosin dhe Kafunë. Madje, ky i fundit arriti edhe

një rekord personal që askush deri në atë kohë nuk e kishte arritur. Markos Kafu ishte i vetmi futbollist që kishte marrë pjesë në tri finale radhazi të Kupës së Botës, në SHBA 1994, Francë 1998 dhe Kore-Japoni 2002. Ai ishte gjithashtu i vetmi

futbollist i Brazilit që luajti çdo sekondë në ndeshjet e kësaj skuadre në këtë Botëror. Ndërsa Ronaldo, Rivaldo dhe Ronaldinjo ishin në formën më të mirë të tyre sportive, duke dhuruar spektakël të vërtetë në fushën e lojës. "Roni" u shpall

edhe golashënue­si më i mirë i këtij Botërori, me tetë gola, duke marrë dhe çmimin e "Këpucës së Artë".

Finalja

Ndërkohë që në 1/8-at e finaleve skuadrat dhuruan surpriza shumë të bukura, Brazili udhëtonte i sigurt drejt finales, falë golave të Ronaldos dhe Ronaldinjo­s. Surpriza e radhës ishte Italia, e cila u eliminua në minutat shtesë të lojës nga një "Golden Goal" i Ahn dhe pas një kontestimi të vazhdueshë­m në mënyrën e arbitrimit të takimit nga gjyqtari Moreno.

Ndërkohë që humbja 1-0 ndaj Gjermanisë në ndeshjet gjysmëfina­le të Japonisë nuk uli aspak entuziazmi­n e vendësve, të cilët, edhe pse kishin humbur kalimin deri në gjysmëfina­le, e konsiderua­n një rezultat historik. Ndërkohë që Brazili do të gjente përpara sërish Turqinë, që e kishte mundur në ndeshjet e para falë një penalltie shumë të kontestuar të Rivaldos. Por ndeshja mori një rrjedhë krejt ndryshe nga ç'mendonin turqit, të cilët në fund u detyruan të dorëzohesh­in përballë Ronaldo & CO. Në finale, verdheblut­ë

do të prisnin Gjermaninë e Oliver Kahnit. Ky i fundit, pas një Botërori pothuajse perfekt, gjunjëzohe­t para Ronaldos, duke i dhuruar me dorën e tij Kupën e Botës. "Fenomeni" ishte i papërmbajt­shëm dhe, pavarësish­t një modeli të shëmtuar flokësh, ishte pa diskutim ylli i kompeticio­nit. Dopieta e tij gjunjëzoi skuadrën e Rudi Fëlerit, e cila ishte thuajse e pafuqishme për të evituar humbjen përballë supremacis­ë së djemve të Skolarit. "Seleçao" ngriti për herë të pestë në historinë e vet trofeun botëror…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania