Panorama Sport (Albania)

Ngacmoi kuzhiniere­n e ekipit, Argjentina kaos prej Sampaolit

"Tërmet" para Botërorit, trajneri rrezikon shkarkimin

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Pak ditë nga fillimi i Botërorit, plas "bom ba" në kampin e Argjentinë­s dhe personazhi kryesor në këtë çështje është trajneri i skuadrës, Horge Sampaoli. Sipas një gazetari argjentina­s, Gabriel Anelo, numri një i ekipit bardhekalt­ër, ka tentuar të abuzojë me një kuzhiniere të federatës, e cila ishte e punësuar pranë federatës dhe i shërbente ekipit. Ngjarja ka ndodhur në Buenos Aires dhe "viktima" ka dashur të denoncojë këtë fakt, por ka pasur presione të shumta nga zyrtarët e federatës që lajmi të mos publikohet. Por tani që gazetari e njoftoi, nuk përjashtoh­et si mundësi që Sampaoli të shkarkohet pak ditë përpara nisjes së Botërorit.

DEKLARATA- "Ka pasur një sjellje të pahijshme nga ana e trajnerit Sampaoli në zyrat e Federatës Argjentina­se në drejtim të një kuzhiniere­je që punon aty. Federata është duke bërë gjithçka që ky lajm të mos dalë, por me të gjithë personat që kam folur më kanë konfirmuar këtë lajm. Është diçka shumë e rrezikshme për kombëtaren dhe për Sampaolin, i cili tani ka punë me drejtësinë". Këto janë fjalët dhe akuzat e rënda që bën Anelo gjatë emisionit të tij radiofonik "Radio Mitre". Gazetari në fjalë nuk ka një raport pozitiv me lojtarët dhe me federatën, pasi në vitin 2016 ishte ai që tregoi se Laveci po tymoste hashash në grumbullim­in e kombëtares. Pas këtij publiki-

mi, Anelosit i ndaluan hyrjen në zyrat e federatës dhe vetë lojtarët vendosën që të kishin heshtje për shtyp.

RREZIKU- Kjo akuzë e re nga gazetari është shumë më e rëndë dhe mund të shkaktojë "tërmet" në kombëtaren e Argjentinë­s. Filtrojnë lajmet se presidenti aktual i Federatës Argjentina­se po mendon seriozisht

për ta zëvendësua­r trajnerin përpara sesa skuadra e tij të debutojë në Botëror. E sigurt është që kjo situatë nuk e ndihmon aspak Argjentinë­n, e cila jo vetëm që nuk konsideroh­et favorite në këtë kompeticio­n, por duhet t'i bëjë llogaritë me dëmtimet e shumta nga dita në ditë dhe me skandalin mbi trajnerin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania