Panorama Sport (Albania)

Shuhet Shuhet Fadil Fadil Vokrri, Vokrri, legjenda e Kosovës!

Momentet Momentet e e fundit fundit në në palestër, palestër, rrëfehet rrëfehet polici polici dëshmitar dëshmitar

-

Futbolli Futbolli në në zi, zi, sulmi sulmi në në zemër zemër i i merr merr jetën jetën presidenti­t presidenti­t të të FFK-së FFK-së teksa teksa po bënte bënte palestër. palestër. Kush Kush ishte ishte njeriu njeriu që që bëri bëri për për vete vete edhe edhe serbët, serbët, nga nga presidenti presidenti Meta Meta te te kryeminist­ri kryeminist­ri Rama Rama dhe dhe legjenda legjenda vlonjate, vlonjate, Kushta, Kushta, të të gjithë gjithë të të shokuar shokuar për për këtë këtë humbje humbje të të madhe madhe

Fadil Vokrri nuk jeton më! Zemra e legjendës së futbollit kosovar ka pushuar së rrahuri në mëngjesin e djeshëm (ora 10:20) në Prishtinë, pikërisht në një palestër, ku ai së fundmi e frekuenton­te për të mbajtur trupin në formë. Ky lajm ka tronditur mbarë opinionin, ndërsa ka prekur jashtëzako­nisht shumë komuniteti­n e futbollit në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë. Njeriu që bëri ta duartrokas­in edhe serbët ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër. I ndjeri nuk ka mundur ta përballojë sulmin, duke rënë pa ndjenja për të vdekur më pas ende pa mbërritur në Qendrën Klinike Universita­re të Kosovës. Komplikimi­n shëndetëso­r nuk arriti ta driblonte me sukses, ashtu siç bënte me topin në fushë. Ish-futbollist­i legjendar nga Podujeva, që për 10 vite radhazi ishte në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës, i tronditi të gjithë të shtunën e 9 qershorit. Trajnerë, lojtarë, bashkëpunë­torë, tifozë shqiptarë, serbë, francezë, turq etj., nuk mund ta besonin se Vokrri do të ndahej nga kjo jetë në moshën 57-vjeçare. Në shkurt të vitit 2008, Fadili mori drejtimin e Federatës së Futbollit të Kosovës si njeriu më i duhur për të çuar vendin e tij drejt anëtarësim­it në UEFA e FIFA. Më 15 janar 2016, Vokrrit iu besua mandati i tretë katërvjeça­r si president i FFKsë, por ai nuk mundi ta përfundojë atë. Eroll Salihu, sekretar i përgjithsh­ëm i FFK-së, njeriu më i afërt me Vokrrin, është i shokuar. "Është e vështirë të përcjell një mik të ngushtë. Fadili ka krijuar miq, kurrë armiq. Ndihem krenar që kemi pasur një president dhe një person të tillë", deklaronte dje Salihu. I ndjeri Vokrri, si një figurë qendrore e futbollit të Kosovës dhe ndërkombët­arizimit të tij, do të përcillet me të gjitha nderimet shtetërore. STADIUMI, ME EMRIN E TIJ

Nderimi i parë pas vdekjes për Fadil Vokrrin erdhi nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili deklaroi se do t'i vendosin emrin e tij stadiumit që po rindërtohe­t. "Një jetë plot suksese, e duke pritur sukseset e radhës së ngritjes së përfaqësue­ses së Kosovës. Vështirë i zëvendësue­shëm në çdo pozitë që luajti e që mbajti. I respektuar në çdo vend që jetoi. Lajm i hidhur. Stadiumi i qytetit me nder do ta mbajë emrin e tij, Fadil Vokrri", u shpreh Shpend Ahmeti. Ndërkohë, qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë përsipër të organizojë

ceremoninë e varrimit të të ndjerit. Pritet që e diela të shpallet ditë zie, teksa do të organizohe­n edhe homazhet në hollin e Kuvendit të Kosovës në orën 12:00. Ndërsa sot në 17:00 do të bëhet edhe varrimi në varrezat e qytetit të Prishtinës, në Dragodan.

 ??  ??
 ??  ?? Homazhet në nder të Vokrrit, dje në Prishtinë
Homazhet në nder të Vokrrit, dje në Prishtinë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania