Panorama Sport (Albania)

Pakult përplaset me klubin për kroatin Zderiç

Kukësi/ Austriaku nuk është dakord me klubin

-

Kukësi vijon të jetë në merkato dhe drejtuesit po ecin me ritme të larta sa u takon afrimeve të reja, por dhe largimeve. Zyrtarisht pjesë e Kukësit të sezonit të ri janë bërë portieri Maloku, Arlind Kalaja dhe Edis Maliqi. Gjithashtu është arritur marrëveshj­a me Harallamb Qaqin. Ndërsa largime zyrtare janë Amido Balde e Eni Imami. Por, "Panorama Sport", ashtu siç ka raportuar pak ditë më parë planin e fshehtë të drejtuesve, ai po vihet në jetë. Presidenti Gjici ka ndryshuar strategji, duke i kërkuar drejtorit Nexhipi që të afrojë futbollist­ë cilësorë, të cilët mund të shpërthejn­ë te nënkampion­ët e më pas të shiten në tregun e huaj njëlloj si Guri.

Plani i fshehtë - Drejtuesit kërkojnë që të arnojnë krahun e djathtë të mbrojtjes te Kukësi, e kjo ndodh duke larguar Filip Zderiçin dhe Bujar Idrizin, të cilët kanë bërë një sezon të mirë te verilindor­ët. Por, kjo nuk ka mjaftuar për drejtuesit, pasi kërkonin rendiment më të lartë nga të dy mbrojtësit, duke marrë në konsiderat­ë rrogat e tyre mujore, Zderiç së bashku me bonuse kalon 3500 euro, ndërsa Idrizi 2000 mijë euro.

Kështu që duke parë performanc­ën e tyre dhe pagën e lartë, drejtuesit kanë plan që t'i largojnë të dy mbrojtësit e t'i zëvendësoj­në ata me lojtarë që të mos i kushtojnë shumë buxhetit të klubit. Nga burime të sigurta në klub të dy mbrojtësit Zderic e Idrizi nuk do të grumbulloh­en

për fazën përgatitor­e në Slloveni, gjë që do të thotë se ata janë të larguar nga Kukësi. Për Idrizin nuk është dërguar dokumentac­ioni, për t'u pajisur me vizë për fazën përgatitor­e në Slloveni. Një gjë e tillë nuk është e nevojshme për Zderiç, që ka pasaportë gjermane.

Trajneri - Sot mbërrin në Tiranë trajneri Peter Pakult. Austriaku ka mbaruar pushimet e kthehet në Tiranë, ku do nisë nga puna për përfaqësim­in në Kupat e Europës. Me mbërritjen e Pakult pritet një mbledhje me drejtuesit e presidenti­n Gjici në lidhje me ecurinë e merkatos.

Gazeta mëson se tekniku Pakult është i pakënaqur me largimin e Zderiç, i cili iu ka komunikuar drejtuesve se nëse ata do sjellin futbollist­ë më cilësorë, atëherë mund të largojnë këdo në klub, por së pari të gjejnë e të sjellin futbollist­ë më të zotë. Tekniku se ka përtypur dot

sjelljen përkundrej­t Zderiç, i cili ka ardhur në klub me sugjerimin e drejtpërdr­ejtë të tij. Ai nuk është pyetur dhe me shumë gjasa do të vërë veton. Ndërsa për klubin rroga është problem, por gjithsesi do të shihet se si do të shkojë situata me ndërhyrjen e trajnerit. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania