Panorama Sport (Albania)

Biografia e ish-kreut të FFK-së

-

Fadil Vokrri u lind më 23 korrik të vitit 1960 në Podujevë. Me futboll nisi të merret si 15vjeçar, kurse si 17-vjeçar debutoi me klubin Llapi në Podujevë. Më pas në vitin 1980 kaloi te Prishtina, ku luajti 84 ndeshje dhe shënoi 33 gola me këtë skuadër në Ligën e Dytë, kurse në Ligën e Parë të Jugosllavi­së në fanellën e Prishtinës pati 88 paraqitje dhe realizoi 22 gola. Periudha e viteve '80 ishte e artë për Vokrrin, i cili në vitin 1984 debutoi në ekipin përfaqësue­s të Jugosllavi­së, duke u bërë futbollist­i i vetëm shqiptar që u paraqit në Përfaqësue­se e ku regjistroi 12 paraqitje dhe shënoi 6 gola. Në vitin 1986 u transferua te Partizani i Beogradit, ku në 27 ndeshje shënoi 13 gola. Ai me meritë e fitoi epitetin e legjendës së futbollit kosovar, pasi ishte bartës i flamurit olimpik në Lojërat Olimpike Dimërore në Sarajevë në vitin 1984, derisa në vitin 1987 ishte shpallur lojtari më i mirë në Jugosllavi. Në vitin 1989 kaloi në Francë te skuadra Nimes dhe më pas u transferua te klubi turk, Fenerbahçe, ku luajti me mjaft sukses në edicionet 19901992. Pas karrierës në kampionati­n turk, ai u rikthye në Francë ku jetoi me familjen dhe luajti edhe për disa vjet për skuadrat e niveleve më të ulëta franceze, Bourges dhe Montluçon, para se t'i jepte fund karrierës. Pas çlirimit të Kosovës ai u kthye në atdhe, fillimisht për ta ndihmuar ish-klubin e tij, Prishtina, në postin e drejtorit, kurse më pas në shkurt të vitit 2008, mori timonin e Federatës së Futbollit të Kosovës si njeriu më i duhur për ta drejtuar FFK-në drejt anëtarësim­it në UEFA e FIFA. Më 15 janar 2016, Vokrrit iu besua mandati i tretë katërvjeça­r si president i FFK-së. Ai ishte i diplomuar në Fakultetin e Menaxhment­it dhe Biznesit, kurse përveç gjuhës amtare, zotëronte edhe gjuhët frënge, turke dhe serbo-kroate. I ndjeri la pas bashkëshor­ten Editën dhe tre fëmijët, djemtë Gramozin e Albertin, si dhe vajzën Albanën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania