Panorama Sport (Albania)

Tirana, “pazar” në Gjirokastë­r

ojtari është nën kontratë deri në verën e vitit 1 , por Tavo kërkon ta shesë jashtë hqipërisë

- JORGIS MEMO

Tirana i bën ofertë zyrtare mesfushori­t të Luftëtarit, Albano Aleksi. Burime të "Panorama Sport" pranë lojtarit dhe klubit bardheblu, treguan dje se palët kanë diskutuar që në muajin e kaluar për një transferim të mundshëm të 25-vjeçarit fierak...

Tirana i bën ofertë zyrtare mesfushori­t të Luftëtarit, Albano Aleksi. Burime të "Panorama Sport" pranë lojtarit dhe klubit bardheblu, treguan dje se palët kanë diskutuar që në muajin e kaluar për një transferim të mundshëm të 25vjeçarit fierak drejt Tiranës. Mirëpo, pavarësish­t dëshirës së drejtuesve kryeqyteta­s, gjithçka është stopuar për faktin se Luftëtari nuk e lë të lirë Aleksin. Madje, në klubin gjirokastr­it po bëjnë llogari të tjera, pasi për mesfushori­n ka disa oferta nga ekipe jashtë Shqipërisë dhe do të shikohet mundësia e shitjes për një vlerë të kënaqshme. Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo. "Asnjë nga lojtarët e Luftëtarit nuk ka shans të iki në klubet brenda vendit. Prej muajsh menaxherë të huaj po vëzhgojnë lojtarët tanë dhe nuk është sekret tashmë që për Aleksin, Rrocën etj., kanë ardhur oferta. Ne do të negociojmë për shitjen e tyre vetëm me klube jashtë Shqipërisë", ka thënë Tavo. Ndërkohë, Aleksi prej tre sezonesh është një titullar i padiskutue­shëm me fanellën bluzi, por edhe pse mund të jetë joshur nga oferta e bardhebluv­e, është nën kontratë me Luftëtarin deri në verën e vitit 2019. Mesfushori nuk është i vetmi lojtar që bardheblut­ë kanë pikasur te skuadra gjirokastr­ite. Interesim kanë

shfaqur edhe për fantazisti­n Eduard Rroca, por gjithsesi edhe ky i fundit është nën kontratë. Mbetet për t'u parë nëse Tirana do të insistojë për Aleksin, por gjasat janë të pakta, pasi Luftëtari kërkon një shumë të majme.

LISTA E DËSHIRAVE Që pas rikthimit në Kategorinë

Superiore, Tirana nuk ka zyrtarizua­r asnjë afrim në merkato. Fillimisht, klubi ka blinduar stafin teknik, duke konfirmuar trajnerin brazilian, Ze Maria, edhe për dy vite. Gjithashtu, bardheblut­ë kanë rinovuar kontratën me mbrojtësin e majtë, Erjon Hoxhallari. Trajneri dhe drejtuesit

kanë përpiluar një listë dëshirash për merkaton, teksa deri më tani, krahas Aleksit dhe Rrocës nga Luftëtari, ka pasur kontakte edhe me fantazisti­n malazez, Marko Cetkoviç, i cili ka luajtur në Superiore me Laçin dhe Partizanin. Gjithashtu në planet e bardhebluv­e janë edhe mesfushorë­t e Skënderbeu­t, Sabjen Lilaj e Bruno Dita. Ndërsa bisedime konkrete ka pasur me kapitenin e klubit kosovar, Llapi, mesfushori­n Hamdi Namani. Negociatat vijojnë, por, me sa duket, edhe bardheblut­ë, ashtu si disa klube elitare, po presin një herë se çfarë do të ndodhë me Skënderbeu­n.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania