Panorama Sport (Albania)

Boban: Ishte i denjë për Milanin apo Barcelonën

"Nuk kam luajtur me të, shpresoj ta bëj në botën tjetër"

- OLSI TUJANI

Kosova ishte në ditë zie. Dje u përcoll drejt banesës së fundit një njeri që la gjurmë në futbollin e Kosovës apo edhe të ish- Jugosllavi­së. Prishtina u bë edhe një herë epiqendër që bashkoi figurat e futbollit mbarëbotër­or dhe jo vetëm, pasi një legjendë u nda nga jeta. Ndër figurat e politikës, sportit, kulturës dhe artit, për t'i bërë nderimet e fundit njeriut që shkëlqeu si futbollist në ish-Jugosllavi ishte edhe një ish-legjendë e Milanit si Zvonimir Boban. LAMTUMIRA

Vokrri pati kontributi­n kryesor për futbollin e Kosovës, që hodhi hapin më të rëndësishë­m deri më tani, njohjen në organizmat europianë dhe botërorë të futbollit. Në nderimet për ish-presidenti­n e Federatës së Futbollit të Kosovës ka qenë edhe një tjetër legjendë e futbollit të ishJugosll­avisë, Zvonimir Boban. Në rolin e zëvendësse­kretarit të Përgjithsh­ëm të FIFA-s, ishmesfush­ori u shpreh me superlativ­a për Vokrrin si ishfutboll­ist dhe si ish-drejtues i FFK-së. "Kemi ardhur për Fadilin, një legjendë e vërtetë e futbollit

jugosllav. Normalisht që përcjell ngushëllim­et edhe të presidenti­t Ceferin. Kemi ardhur për t'i shprehur ngushëllim­et tona popullit të Kosovës për humbjen e një figure të madhe. Nuk kemi luajtur bashkë, por nëse nuk do të ishin rregullat e asaj kohe në

Jugosllavi, Vokrri mund të kishte luajtur pa dyshim për Milanin apo Barcelonën. Ishte një emër i madh që sillej thjesht dhe kjo na ka bërë që të ishim më pranë tij. Shpresoj të luaj futboll me të në botën tjetër", ka deklaruar Boban për "SuperSport".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania