Panorama Sport (Albania)

Kastrioti në pritje, Caca i shtohet listës së rinovimeve

- Liridon Pasha

Te Kastrioti kanë ditë që po negociojnë me futbollist­ë të ndryshëm, të cilët do të donin që t'i kishin në skuadër për sezonin e ri, mirëpo deri tani nuk ka pasur asgjë konkrete. Emrat e atyre që janë lakuar gjatë këtyre ditëve janë të shumtë dhe dita-ditës sa vijnë e shtohen, por ajo që shqetëson është fakti se ende nuk ka asnjë afrim. Fillimisht u përfol sulmuesi i Kamzës, Sebino Plaku, por me sa duket për tiranasin, Kastrioti është zgjedhja e fundit, duke qenë se kërkohet nga skuadra jashtë vendit, por edhe nga Kukësi. Gjithashtu, krutanët kontaktuan edhe fantazisti­n malazez, Marko Cetkoviç. Por, mesfushori ka kërkuar që pas pushimeve të vendosë, duke qenë se në garë për shërbimet e tij është edhe Tirana. Një tjetër mesfushor shumë pranë krutanëve është edhe nigeriani Kehinde Oueje. Ky i fundit ka pranuar për gazetën se ka pasur negociata me krutanët dhe në ditët në vijim pritet të kemi diçka më konkrete. Ka pasur edhe emra të tjerë që kanë qarkulluar ditët e fundit, siç janë ai i kosovarit Argjend Malaj apo shkodranit Arsid Kruja, por bisedimet janë në fazën fillestare.

RINOVIMET - Nëse Marku, Vatnikaj, Mulaj, Xhafa, Kabiru dhe Hysein janë në kontratë, krutanët u ofruan edhe gjashtë futbollist­ëve të tjerë rinovimin. Lila, Çutra, Mziu, Kuka, Malindi dhe Çela ishin futbollist­ët e parë që morën miratimin e stafit teknik për të qenë pjesë e skuadrës në sezonin e ri. Por, dje, gazeta ka mësuar se edhe mesfushori Albert Caca pritet që të shtohet në listën e krutanëve për lojtarët që do të rinovojnë për sezonin e ardhshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania