Panorama Sport (Albania)

Kosova në këmbë për lamtumirën e Fadil Vokrrit

Homazhe nga politikanë dhe përfaqësue­s të futbollit botëror

-

TUJANI

Kosova dhe futbolli mbarëshqip­tar humbi një futbollist dhe një njeri të madh. Fadil Vokrri është përcjellë në banesën e fundit dje në Dragodan, te varrezat e qytetit të Prishtinës. Ish- presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës u përcoll nën një ceremoni shtetërore, ku autoritete të larta të shtetit të Kosovës, të futbollit europian dhe botëror, kryen homazhe në nder të tij. Ceremonia

Me mijëra njerëz u mblodhën dje në Kuvendin e Kosovës për të bërë nderimet e fundit për legjendën e sportit të Kosovës, Fadil Vokrri. Ceremonia shtetërore e homazheve në nder të tij nisi para orës 12. Të pranishëm ishin një numër i madh i figurave politike, kulturore, sportive. Pati trajnerë, futbollist­ë e bashkëlojt­arë të sulmuesit më të mirë në histori të futbollit të Kosovës. Të pranishëm ishin gjithashtu edhe figura nga FIFA, ku si përfaqësue­s ishte zëvendësse­kretari i përgjithsh­ëm i saj, kroati Zvonimir Boban. Gjithashtu, i pranishëm në homazhe ishte edhe Zoran Lakoviç, zyrtar i UEFAOLSI s.

Mbledhja Në orën 14:00 të mesditës së djeshme ka nisur edhe një mbledhje 'in memoriam' në Kuvendin e Kosovës. Kreu Kadri Veseli, kryeminist­ri Ramush Haradinaj apo edhe kreu i FSHF- së, Armand Duka, mbajtën nga një fjalim përkujtimo­r në nder të Vokrrit. Fjalëpak, por emocional ishte i biri i legjendës Vokrri, Gramozi, që përloti të pranishmit. Gjithashtu, i ndjerë ishte edhe fjalimi i sekretarit të përgjithsh­ëm të FFK- së, Eroll Salihut. Të pranishëm gjatë gjithë ceremonisë kanë qenë miq, dashamirës, bashkëlojt­arë, tifozë delegacion­e edhe nga federata e futbollit të Serbisë, nga politika në Kosovë, por mbi të gjitha edhe familjarët e afërm të Vokrrit, bashkëshor­tja Edita dhe tre fëmijët, Gramozi, Alberti dhe Albana. Lamtumira

Ceremonia e varrimit për Fadil Vokrrin nisi në orën 17: 00. Sipas protokolli­t shtetëror, përcjellja për në banesën e fundit për ishlegjend­ën e futbollit kosovar u bë në një hapësirë, e cila do të

shndërrohe­t në të ardhmen edhe në një memorial për legjendën e futbollit, Fadil Vokrri. Gjatë ceremonisë së lamtumirës, si mrekulli nga qielli, u shfaq një parashutë me flamurin me shqiponjën dykrenore të Shqipërisë dhe një foto të madhe të Vokrrit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Fadil Vokrri, Darko Pançev, Dejan Saviçeviç dhe Zvonimir Boban gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak në Ish-Jugosllavi
Fadil Vokrri, Darko Pançev, Dejan Saviçeviç dhe Zvonimir Boban gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak në Ish-Jugosllavi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania