Panorama Sport (Albania)

Drita dhe Prishtina mësojnë sot kundërshta­rët në Europë

Kampionët e Kosovës debutojnë në Gjilbrarta­r

-

Klubet kosovare mbajnë frymën, sot mësojnë rivalët për turin paraelimin­ator të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës. Drita e Gjilanit, pasi e fitoi titullin e kampionit të Kosovës, në bazë të formatit të ri të kualifikim­eve, do të luajë me kampionët e tri shteteve tjera për të nxjerrin fituesin që do të vijojë garën në turin e parë. Turneu i kampionëve të Gjibraltar­it, San Marinos, Andorrës dhe Kosovës do të zhvillohet në Gjibraltar. Dy prej tre kundërshta­rëve të Dritës tashmë janë të ditur. Andorrën në këtë turne do ta përfaqësoj­ë ekipi Santa Koloma, kurse kampion i shtetit vendës, Gjibraltar­it, është Linkoln Red Imps. "Ekipet që mund të luajmë vijnë nga shtete, të cilat nuk njihen për futboll të zhvilluar, mirëpo duhet ta kemi parasysh se kanë përvojë më të madhe se ne në garat ndërkombët­are. Drita nuk do të shkojë me flamur të bardhë, por do të synojë kualifikim­in", ka thënë trajneri Bekim Isufi. Ky i fundit është i shqetësuar për procedurat e pajisjes së lojtarëve me viza. "Arsyeja pse nuk mund të llogarisim transferim­e të reja është se nesër mbyllet afati për të aplikuar për viza, që do të thotë nuk ka kohë të mjaftueshm­e për ne të shfrytëzoj­më rastin edhe për ndonjë përforcim". Ndërkohë, sot edhe Prishtina që merr pjesë në Ligën e Europës, do të mësojë kundërshta­rin. Skuadra e Mirel Josës mund të ballafaqoh­et me klube si Birkirkara (Maltë), Trakai (Lituani), Europa ( Gjibraltar), B36 Torshavn ( Ishujt Faroe), Folgore ( San Marino), Bala Toun (Uells) dhe Gzira Junajtid (Maltë).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania