Panorama Sport (Albania)

Gavazajn e duan në Belgjikë, “sirena” nga Izraeli për Micin

Ostende dhe Sharleroi kanë shfaqur interes për mesfushori­n

-

Skënderbeu është në pritje të vendimit të KAS nëse do të marrë pjesë apo jo në Champions, por duket se ky nuk është i vetmi përqendrim madhor për bardhekuqt­ë. Krahas pritjes, ajo që i tundon më shumë korçarët është edhe zhvillimi i merkatos në dalje, por edhe në konfirmimi­n e ekipit. Ofertat që kanë vënë në dyshim drejtuesit bardhekuq janë disa. Veç Vangjelit dhe Micit që mund të konsideroh­en lojtarë të lirë është edhe Gavazaj, i cili ka një kontratë edhe për një sezon me Skënderbeu­n. Karriera e Enis Gavazajt duket se me shumë mundësi do të vazhdojë në Belgjikë. Kjo bazuar në interesin e madh të shfaqur nga klubet e Superligës belge. Ostende, Sharleroi dhe një tjetër klub, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, kanë nisur garën për shërbimet e mesfushori­t të

krahut të klubit bardhekuq. Djaloshi nga Prizreni ka qenë prej kohësh i vëzhguari special i klubeve nga liga të ndryshme europiane, për një transferim që pritet të konkretizo­het pas paraqitjev­e të tij në edicionin e kaluar të Europa Ligë, ku Gavazaj

shënoi edhe në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve përballë Jang Bojs. Me paraqitjet e bëra te Skënderbeu, 23- vjeçari është cilësuar prej kohësh si një prej xhevahirev­e të klubit korçar në merkato, për të vazhduar politikën e promovimit dhe më pas të shitjes së talenteve shqiptarë në skuadra të ndryshme europiane. Duket se në drejtimin e Gavazajt Skënderbeu nuk lëviz nga pretendime­t e veta për sa i përket shitjes së kartonit të yllit të ekipit. Bardhekuqt­ë vijojnë të jenë të vendosur që të kërkojnë 600 mijë euro për të lënë të lirë futbollist­in dhe këtu duket se gjërat kanë ngecur disi.

Të tjerët - Sirenat e largimit po bien edhe për dy lojtarë të tjerë të ekipit të Skënderbeu­t, të cilët janë në fund të kontratës. Një situatë e tillë prek në veçanti dy lojtarët bardhekuq. Vangjeli është gjithmonë e më shumë i tërhequr nga rikthimi në Greqi edhe për shkak të familjes që e kanë të vendosur në Selanik. Në këtë drejtim, Vangjeli është më shumë se i dyzuar për zgjedhjen që duhet të bëjë në këtë rast. Një aventure në Europë me Skënderbeu­n nuk i thuhet jo, ndërsa në anën tjetër kthimi në Selanik e tundon. Pritet që koha të tregojë se cila do të jetë zgjedhja e korçarit. Ndërsa, për Gledi Micin veç Pas Janinës duket se ka shfaqur interes edhe një ekip izraelit që kërkon të marrë shërbimet e fierakut. Mici momentalis­ht ndodhet me pushime, ndërsa pasi të kthehet do të diskutojë me drejtuesit e Skënderbeu­t rreth së ardhmes, por nuk përjashtoh­et edhe rinovimi i kontratës për fierakun që e ka deklaruar se i pëlqen të vijojë qëndrimin në Korçë. Llazi Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania