Panorama Sport (Albania)

Gafa në Formula 1, modelja i bën lëmsh me flamurin

-

Një episod i pazakontë ndodhi në garën e "Formula 1" që u zhvillua në Kanada, pasi të gjithë e dimë që eventi i makinave është një kompeticio­n i organizuar në perfeksion të plotë, por gabimet njerëzore mund të ndodhin edhe aty. Në garën e fundit që u zhvillua në Kanada, modelja Uini Harlou bëri një veprim të gabuar, pasi valëviti flamurin me katrorë një xhiro para se të përfundont­e gara dhe jo në përfundim të garës siç është rregulli, por për fat të mirë asnjë prej pilotëve nuk ngadalësoi dhe gara u mbyll në normalitet të plotë. Vetë modelja kanadeze e pranoi një fakt të tillë duke u shprehur në një postim në rrjetet sociale: " Më thanë që të valëvisja flamurin dhe unë zbatova urdhrin. Jam e lumtur që çdo gjë shkoi mirë dhe askush nuk u dëmtua nga kjo gjë", përfundoi modelja bukuroshe. Ndërsa ky veprim nuk kaloi pa u dënuar nga FIA, që përmes shefit të garave, Çarli Uiting, u shpreh: "Pas një gabimi në komunikim me zyrtarin që drejton startin dhe finishin, flamuri u valëvit një xhiro përpara kohe duke menduar se ishte xhiroja e fundit. Ata që nuk punojnë në Formula 1, bëjnë gabimin duke parë xhirot në grafikë dhe nuk kuptojnë që ajo është xhiro e fundit që duhet të kryhet. Gjithsesi, ishte një keqkuptim dhe ne duhet të punojmë më shumë me stafet që të arrijmë perfeksion­in në organizimi­n dhe mbarëvajtj­en e garës, pasi ky lloj kompeticon­i nuk duhet të ketë gabime të tilla. Për fat të mirë, ky gabim nuk pati ndikim në rezultat dhe asnjë skuadër nuk ka bërë kontestim për këtë lapsus", deklaroi shefi i garave të FIA- s, një ditë pas përfundimi­t të garës që u zhvillua në Kanada.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania