Panorama Sport (Albania)

Mos e vrisni dy herë Shkodrën!

- Nga GËZIM SINEMATI

Futbolli

humbi nderin kur Vllaznia, ekipi i qytetit ku lindi futbolli, puthi për herë të fundit tokën e skuadrave të mëdha, për t'iu bashkuar një kampionati të panjohur për të, Kategorisë së Parë. Por paska edhe më keq se kaq. Shkodra humbet arsyen, ndoshta humbet kurorën e merituar ndër vite, atë të shpirtit kavalieres­k, kur dëgjon që një tjetër trajner, Rudi Piraniqi, është kërcënuar me jetë në emër të padrejtësi­ve që ndodhin në futbollin e...

Futbolli

humbi nderin kur Vllaznia, ekipi i qytetit ku lindi futbolli, puthi për herë të fundit tokën e skuadrave të mëdha, për t'iu bashkuar një kampionati të panjohur për të, Kategorisë së Parë. Por paska edhe më keq se kaq. Shkodra humbet arsyen, ndoshta humbet kurorën e merituar ndër vite, atë të shpirtit kavalieres­k, kur dëgjon që një tjetër trajner, Rudi Piraniqi, është kërcënuar me jetë në emër të padrejtësi­ve që ndodhin në futbollin e fëmijëve. Çfarë skeme: për turp futbolli i burrave, për frikë jete... futbolli i fëmijëve! Duket e pabesueshm­e, por ai që shfaqet me petkun e agre- sorit, nuk është më shumë se një prind fëmije. Një prind, që nëse ka pasur fatin të emancipohe­t nga loja me top në qytetin- djep, kur do të ketë qenë i ri, me siguri ka duartrokit­ur kundërshta­rin sapo ka fituar me meritë ndaj tyre. Apo ndoshta ka hequr kapelën më shumë për futbollist­ët e talentuar sesa për ata që ushtronin forcë mbi topin, madje edhe mbi kundërshta­rin.

Duket si një mallkim në qytetin e gabuar kjo që po ndodh kohët e fundit në Shkodër. Rasti i dytë, pas atij me trajnerin Nesti Gjoka, por zemra shpon më shumë kur dëgjon dhe përjeton ditën e hokubetit, kur në emër të futbollit "modern", besohet se mjafton thika apo forca për të zbritur në fushë, duke u privuar nga moda talenti i Biza-ve shkodranë. Mjerë ai që e beson këtë blasfemi mjerane, megjithëse koha punon më shumë për të pavërtetën sesa për të vërtetën. Doni një fakt spektakola­r? Shkodra humbi ekipin që kishte lidhur përjetë zemrën dhe gënjeshtra që dëgjon përditë ka vetëm një të vërtetë: vlen afro 1, 2 miliardë lekë, aq sa u babëzitën gjatë sezonit, nga të gjithë llojet e lojtarëve, ata të fushës e të bashkisë…

"Duket si një mallkim në qytetin e gabuar kjo që po ndodh kohët e fundit në Shkodër. Rasti i dytë, pas atij me trajnerin Nesti Gjoka, por zemra shpon më shumë kur dëgjon dhe përjeton ditën e hokubetit, kur në emër të futbollit 'modern', besohet se mjafton thika apo forca për të zbritur në fushë"

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania